
Kontrollet e policisë së Tiranës për të rënë në gjurmët e përdoruesve dhe shpërndarësve të lëndëve narkotike ka çuar në pranga dy persona. Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Shqiponja, kanë arrestuar në flagrancë shtetasit, Egli Pashollari, 23 vjeç, banues në Tiranë dhe Fatijon Rama, 26 vjeç, banues në Tiranë. Gajtë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tyre, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetë doza lëndë narkotike të dyshuar kanabis sativa, pesë telefona celularë të markave të ndryshme. Të ndaluarit lëviznin me një automjet tip “Audi Q7”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





