

Vdekja e elektricistit në Lezhë, 4 punonjës të OSHEE-së në hetim për shpërdorim detyre
Pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në fshatin Rrilë të Lezhës, ku një punonjës i OSHEE-së humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, Prokuroria e Lezhës ka nisur procedim penal ndaj katër personave për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
Shtetasi M. P., me detyrë elektricist në OShEE, dyshohet se humbi jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike, gjatë riparimit të një defekti në një shtyllë elektrike në fshatin Rrilë.
Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga oficerët e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Lezhës, është nisur procedimi penal ndaj:
M. L., 34 vjeç, me detyrë inxhinier elektrik në OShEE; K. Ll., 60 vjeç, me detyrë elektricist; A. Xh., 62 vjeç, me detyrë elektricist; E. R., 23 vjeç, me detyrë elektricist.
Sipas njoftimit zyrtar, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për sqarimin e përgjegjësive të mundshme lidhur me rastin.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






