Transmetuar më 19-02-2026, 10:54

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e kësaj të enjteje në zonën e Tales, në Lezhë, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas informacionit paraprak, Mark Prenga 27-vjeç ka rënë në kontakt me energjinë elektrike teksa po kryente riparimin e një defekti në një shtyllë të rrjetit elektrik. Si pasojë e goditjes nga rryma, ai ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Menjëherë pas njoftimit, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe verifikimin e kushteve të sigurisë në punë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit