

Një nga 3 të rinjtë që ranë në liqenin e Vaut të Dejës është në gjendje më serioze dhe është dërguar në Tiranë kurse dy të plagosurit e tjerë gjenden ende në spitalin e Shkodrës, raporton noa.al.
Sakaq Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër njoftoi sot se për aksidentin e ndodhur dje në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Z. B., 32 vjeç.
Arrestimi u bë pasi duke drejtuar automjetin, i riu ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.
Ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






