

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Shkodër-Vau i Dejës, ku një automjet ka rënë nga ura e Shpatharit, duke përfunduar në ujë.
Siç shihet edhe nga pamjet, mjeti ka shkatërruar barrierat anësorë të urës dhe ka rënë në ujë.
Në vendngjarja kanë mbërritur forcat policore dhe ato zjarrfikëse.
Vau i Dejës/Informacion paraprak
Rreth orës 16:10, në aksin rrugor “Mjedë-Spathar”, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë në liqenin e Vau të Dejës.
Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas që ndodheshin në automjet të cilët u nxorën nga liqeni dhe ndodhen në spital, për mjekim.
Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






