Transmetuar më 24-01-2026, 16:47

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për të gjithë deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Më poshtë, Zegjine Çaushi

Deputetja e Fierit nuk figuron me prona të patundshme në emrin e saj sipas deklarimit.

Ajo deklaron 4 llogari bankare, një prej të cilave pa asgjë, një me afro 15 mijë euro dhe 2 të tjera me total gati 500 mijë lekë.

Ajo deklaron 244 mijë lekë pagë për 9 muaj të 2025. /noa.al

https://noa.al/lajmi/2026/01/2557957.html

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit