Transmetuar më 24-01-2026, 15:40

Deputetët që janë futur për herë të parë në Kuvend kanë dorëzuar deklaratat e detyrueshme të pasurive për ta dhe personat më të afërt.

Vërehet se pjesa më e madhe e tyre kanë në pronësi kryesisht apartamente dhe prona të tjera të patundshme si dhe llogari bankare në lekë, euro dhe dollarë. Burimi i deklaruar i tyre është kryesisht kursime dhe trashëgimi.

Në këtë speciale, noa.al ju sjell deklaratat e pasurive të analizuara për të gjithë deputetët që e dorëzuan atë për herë të parë.

Më poshtë, Erand Kapri

Ish gazetari Erald Kapri, aktualisht deputet i partisë së Agron Shehajt, rendit këto pasuri në deklarimin e tij:

Një arë 1.330 m2 ku ka gjysmën, vendi i papërcaktuar, blerë me kursime, një makinë të 2022 me vlerë 6800 euro, blerë me kredi, aksionet i një kompanie të hapur më 2019, e pezulluar, 6 mijë euro gjendje cash, dhe shuma të vogla në disa llogari bankare.

Ai deklaron gjithashtu 17.500 euro të ardhura nga puna në një OJF gjatë pak më shumë se dy vite të fundit, si dhe 300 mijë lekë në një biznes.

Po ashtu ai thotë se ka marrë një kredi 600 mijë lekë që ka ende pa shlyer gati gjysmën e saj. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit