Transmetuar më 23-01-2026, 12:29

Zbardhen emrat e tre të arrestuarve për futje droge në burgun e Elbasanit

Tre persona janë arrestuar në Elbasan në kuadër të një operacioni kundër futjes së sendeve të paligjshme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan.

Sipas autoriteteve, në pranga kanë rënë:

një punonjës policie i këtij institucioni,

një i paraburgosur,

si dhe një grua, familjare e personit që ndodhej në paraburgim.

Operacioni është finalizuar nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Sistemin e Burgjeve (SHKBB), pas një hetimi disa-mujor të zhvilluar nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan.

Sipas njoftimit zyrtar, hetimi është kryer përmes metodave speciale të hetimit dhe ka zbuluar një mekanizëm të organizuar bashkëpunimi, me qëllim futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit penitenciar, në këmbim të përfitimit financiar.

Në zbatim të urdhrit të ekzekutimit të datës 22 janar 2026, bazuar në vendimin nr. 784, datë 19 dhjetor 2025, autoritetet kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj tre personave nën hetim, konkretisht:

N.K., punonjës policie në IEVP Elbasan

E.K., familjare e një të paraburgosuri

G.S., i paraburgosur në IEVP Elbasan

Nga të dhënat hetimore rezulton se personat e përfshirë dyshohet se kanë bashkëpunuar duke shfrytëzuar pozicionin dhe lidhjet e tyre, në shkelje të rëndë të ligjit dhe rregullave të sigurisë në sistemin penitenciar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së paligjshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit