Transmetuar më 23-01-2026, 15:08

Janë bërë publikë emrat e tre personave të arrestuar në kuadër të një operacioni të zhvilluar në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Elbasan, të dyshuar për futjen e lëndëve narkotike dhe sendeve të tjera të paligjshme në ambientet e paraburgimit.

Me masën e sigurisë “arrest në burg” janë vënë:

Ndriçim Kroi, punonjës policie në IEVP Elbasan,

Gerald Stamolla, i paraburgosur,

Esmeralda Komici, familjare e këtij të fundit.

Sipas hetimeve disa-mujore, autoritetet kanë zbuluar një skemë bashkëpunimi të organizuar, me qëllim përfitimin financiar, për futjen e lëndëve narkotike brenda institucionit penitenciar.

Nga të dhënat hetimore rezulton se skema funksiononte në mënyrë të koordinuar, ku përfshirja e punonjësit të policisë dyshohet se lehtësonte futjen e drogës në ambientet e burgut, në bashkëpunim me një person të jashtëm dhe të paraburgosurin.

Operacioni u finalizua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në bashkëpunim me organet e tjera ligjzbatuese.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të veprimtarisë së dyshuar kriminale dhe për verifikimin e rasteve të tjera të mundshme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit