

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shpallur sot vendimin për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, i njohur si krahu i djathtë i Ervis Martinajt.
Sipas vendimit të gjykatës, Leonard Duka është dënuar me 30 vite burg, pasi u shpall fajtor për përfshirjen në vrasjen e ndodhur në vitin 2019 në Tiranë.
Ndërkohë, vëllai i tij, Erlis Duka, është shpallur i pafajshëm. Në të njëjtën çështje, Fatmir Hyseni, i cili ndodhet në arrati, është dënuar me 25 vite burg. Me të njëjtin dënim prej 25 vitesh burg janë ndëshkuar edhe Aleksandër Maxhaku dhe Oltjon Loga.
Vendimi i GJKKO-së mbyll në shkallën e parë një nga çështjet më të bujshme penale të viteve të fundit, e lidhur me ekzekutimin e Santiago Malkos në kryeqytet. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






