Transmetuar më 19-01-2026, 12:49

Tiranë, 19 Janar 2026 – Gjykata e Lartë pritet të shpallë vendimin më 21 janar në çështjen ndaj Leonard Dukës, i akuzuar nga SPAK për vrasjen e ish-policit Santiago Malko. Prokuroria ka kërkuar 32 vite burg për Duka, ndërsa nëna e viktimës ka kërkuar dënim me vdekje.

Avokatja mbrojtëse e Dukës, Melina Gjeta, e konsideron kërkesën e SPAK të pabazuar ligjërisht, duke argumentuar se dosja hetimore përmban elemente të paplota dhe mbështetet kryesisht në burime mediatike. Gjeta gjithashtu ka vënë në dyshim dëshminë e Blendi Tetës, i cili ka deklaruar se është kërcënuar nga uniformat blu, dhe ka kundërshtuar përdorimin e transkripteve nga aplikacioni Sky, të cilat sipas saj janë prova të paligjshme. Leonard Duka ka deklaruar se nuk ka përdorur këtë aplikacion.

Ngjarja që çoi në këtë rast ndodhi më 27 gusht 2025, kur Santiago Malko u ekzekutua në makinën e tij në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë. Malko ishte i skeduar për disa ngjarje kriminale dhe kishte lidhje me administratën shtetërore. Prokuroria akuzon tetë persona për vrasjen, ku në krye janë dy vëllezërit Duka: Leonard dhe Erlis. Grupi i dyshuar përbëhet gjithashtu nga Ilir Selmani, Ervis Metani, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Në seancën e fundit, nëna e Malkos deklaroi: “Leonard Duka më ka vrarë djalin… nuk dua dënim të përjetshëm, dua dënim me vdekje për këtë.”

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit