

“Nominimi nuk ishte i drejtë”/ Motra e Mateos akuzon Brikenën për hakmarrje
Motra e Mateos ka folur për herë të parë publikisht lidhur me raportin mes vëllait të saj dhe Brikenës. E ftuar në Top News, ajo ka ndarë këndvështrimin e saj mbi situatën e krijuar mes dy banorëve të “Big Brother VIP”, duke theksuar se ka qenë në dijeni për njohjen e tyre edhe përpara se Mateo të bëhej pjesë e formatit.
Ajo u shpreh se Mateo ia kishte përmendur Brikenën që më herët, pikërisht në momentin kur ajo hyri në shtëpinë e “Big Brother VIP”, në mënyrë që familja të ishte e informuar. Sipas saj, bëhet fjalë vetëm për një njohje dhe jo për një lidhje të konsoliduar, ndërsa shtoi se nuk i di arsyet e sakta pse ata nuk kanë vazhduar më tej komunikimin.
Duke komentuar nominimin e Mateos nga Brikena, motra e tij u shpreh se kjo lëvizje, edhe pse mund ta ketë forcuar atë në lojë, sipas saj nuk ka qenë e drejtë dhe i ngjan më shumë një akti hakmarrjeje.
“Ky nominim e forcon, por nuk mendoj se ishte i drejtë. Mua më duket si një lloj hakmarrjeje nga ana e Brikenës. Ka qenë vetëm një njohje dhe unë nuk kam pasur dijeni më herët. Për marrëdhënien e tyre Mateo më ka treguar para se të hynte në shtëpi, që të isha në dijeni, dhe konkretisht kur Brikena u bë pjesë e lojës. Nuk e di pse janë shkëputur apo pse e kanë ndalur njohjen, por di që Mateo është i sinqertë”, u shpreh ajo.
Më tej, motra e Mateos pranoi se është disi xheloze për vëllain e saj dhe se nuk është e sigurt nëse do të dëshironte ta kishte Brikenën kunatë, megjithatë theksoi se nuk ka asgjë personale kundër saj.
“Jam pak xheloze për vëllain tim. Nuk e di nëse do doja ta kisha kunatë. Brikena është lojtare dhe nuk kam asgjë kundër saj. Nuk mendoj se Mateo do të krijojë një lidhje brenda shtëpisë”, përfundoi ajo.
Mateo zbulon prapaskenat e lidhjes me Brikenën: ‘Familjarët e saj më prenë rrugën me makinë dhe…’!
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






