

Brikena dhe Mateo janë përballur hapur duke rikthyer në vëmendje historinë e tyre të njohjes, e cila daton katër vite më parë. Të dy kanë dhënë versionet e tyre mbi atë që ka ndodhur mes tyre, arsyet pse marrëdhënia nuk vazhdoi dhe keqkuptimet që u rikthyen pas hyrjes së Mateos në lojë, duke hedhur dritë mbi ndërhyrjen e familjarëve, mungesën e përputhjes dhe perceptimet e ndryshme që secili ka për atë periudhë
Brikena dhe Mateo kanë ndarë më shumë detaje rreth historisë së tyre të njohjes, e cila ka ndodhur katër vite më parë. Mateo është shprehur se arsyeja kryesore pse ata nuk kanë vazhduar komunikimin ka qenë ndërhyrja e familjarëve të Brikenës. Sipas tij, kur kishte shkuar në Prishtinë për ta takuar, familjarët i kishin prerë rrugën dhe nuk e kishin lejuar të takohej me të.
Brikena:
Unë desha ta nis duke thënë që, kur Mateo hyri, ne i dhamë dorën njëri-tjetrit dhe ramë dakord që këtu jemi në lojë. Ai takim i para katër viteve kishte mbetur aty.
Kur ai shkon te Kristi dhe e hap diskutimin, jep detaje me të cilat unë nuk jam dakord. Kur e pyes, më thotë se nuk i ka thënë, por më pas në “Prime” thotë po. Kjo më bëri të ndihem keq. Prisja të më fliste ose të më shpjegonte diçka për këtë temë.
Kurrsesi nuk e kam bërë për hakmarrje që e çova në nominim dhe nuk dua ta ul si njeri; është djalë shumë i mirë. Nëse flas me një person, dua të kem respekt dhe unë kam respekt për Mateon. Thjesht doja ta bëja të ndihej siç u ndjeva unë, t’ia ktheja me të njëjtën monedhë.
Jam protektive sepse nuk ia di qëllimet Mateos në lojë. Ai vjen për të luajtur këtu dhe unë tërhiqem. Ne kemi shkëmbyer mesazhe dhe jemi parë një herë. Kur jemi parë, nëse do të kishte interes të përbashkët, do të kishim vazhduar të takoheshim, por nuk ndodhi. Nuk ka pasur përputhje dhe e kemi lënë aty. Ka pasur edhe arsye të tjera, por kryesorja ka qenë mungesa e përputhjes.
Nuk ka pasur as puthje dhe as ndonjë lidhje. Ai nuk ka ardhur për të ma penguar lojën, por për të bërë lojën e tij. Unë mendoj se ai do ta shfrytëzojë takimin tonë për lojë. Në atë kohë, ai ishte më i dhënë pas meje sesa unë pas tij.
Mateo:
Problemi është që nuk e kam pritur reagimin e Brikenës në këtë mënyrë. Kam dashur t’i lija asaj hapësirën që të tregonte çfarë kishte ndodhur, sepse nuk ka ndodhur asgjë e keqe. Ka pasur një puthje; ka qenë një takim ku janë shkëmbyer puthje.
Familjarët e Brikenës kanë ndërhyrë. Ne jemi njohur në Instagram dhe Brikena më ka befasuar nga mënyra si fliste. Është e njëjta Brikenë si atëherë, ashtu edhe sot. Pas një kohe, kemi folur përsëri dhe ka pasur pëlqim nga të dyja anët. Jemi takuar në Prishtinë, ku shkëmbyem edhe puthje.
Ditën tjetër shkova ta takoja sërish. Ndërsa po prisja, më tha të prisja diku tjetër, jo pranë banesës së saj. Teksa po prisja, më del përpara një makinë dhe dikush më afrohet te xhami, duke më pyetur çfarë lidhjeje kisha me Brikenën. U shtanga. I thashë se e kisha shoqe. Më pyeti nëse babai i saj e dinte që ne frekuentoheshim. I thashë që kisha ardhur thjesht ta takoja.
Në atë moment, ai telefonoi babanë e Brikenës dhe ma kaloi telefonin. I shpjegova që sapo kishim filluar të njiheshim. Më thanë ta lija aty këtë çështje. Kur u shkëputa nga telefonata, Brikena më tha të shkoja ta merrja, por unë i tregova çfarë kishte ndodhur. Më tha të shkoja pa merak, por kur shkova sërish, ndodhi e njëjta situatë.
Më pas erdhi daja i saj dhe më tha të mos e takoja më. Më vuri në një përgjegjësi që nuk mund ta mbaja. Nuk mund ta vazhdonim këtë njohje në këto kushte. Do të thoshte ta zvarrisnim diçka pa e filluar ende. Pas kësaj kemi folur edhe pak dhe më pas vendosëm të ndalonim komunikimin.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






