Transmetuar më 19-01-2026, 17:29

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur këtë të hënë në burgun famëkeq të Koridhalosit, ku një shtetas shqiptar u ekzekutua gjatë një sherri mes të dënuarve.

Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, i njohur edhe me pseudonimin “Xheku”, një emër i njohur i botës së krimit shqiptar. Ai dyshohet se u vra nga një i dënuar grek, pas një konflikti të dhunshëm brenda ambienteve të burgut.

Jani Aliaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, e kryer për motive hakmarrjeje.

Sipas autoriteteve greke, Aliaj ishte arrestuar mëngjesin e 31 dhjetorit 2024 në Athinë nga efektivët e skuadrës DIAS, pas një kontrolli rutinë si person i dyshimtë. Gjatë verifikimit, ai rezultoi se mbante një kartë identiteti greke false, çka çoi në shoqërimin e tij në komisariatin e Moskatos për hetime të mëtejshme.

Nga verifikimet e thelluara, autoritetet konstatuan se Jani Aliaj ishte arratisur nga burgu i Korfuzit, ku vuante dënim të përjetshëm për vrasjen e një shtetasi shqiptar, plagosje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ngjarje të ndodhura në Athinë në vitin 2006.

Po ashtu, ai rezultonte i kërkuar në nivel ndërkombëtar për dy raste vrasjesh të ndodhura në Shqipëri, konkretisht në tetor 2015 dhe maj 2016.

Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ekzekutimit brenda burgut të Koridhalosit, si dhe për të përcaktuar nëse ngjarja lidhet me përplasje kriminale të mëparshme.

Greqi/ Humb jetën një i burgosur shqiptar në burgun e sigurisë së lartë Korydallos, autor i dyshuar një i burgosur grek

Një i burgosur shqiptar ka humbur jetën këtë të hënë brenda burgut të sigurisë së lartë Korydallos, në Greqi. Viktima është identifikuar si Jani Aliaj, 49 vjeç, i cili ndërroi jetë pasi u sulmua me një mjet të mprehtë të improvizuar nga një i burgosur tjetër.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në krahun e tretë të burgut, në rrethana që mbeten ende të paqarta. Aliaj është plagosur rëndë gjatë sulmit dhe, pavarësisht ndërhyrjes, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Informacionet paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar është një i burgosur grek, rreth 27–28 vjeç, gjithashtu i dënuar për vepra të rënda penale. Ai dyshohet se ka përdorur një objekt të mprehtë të improvizuar gjatë sulmit ndaj shqiptarit.

Sipas burimeve zyrtare, si viktima ashtu edhe autori ishin persona me rrezikshmëri të lartë, të dënuar për krime të rënda, përfshirë vrasje. Deri më tani, autoritetet greke nuk kanë sqaruar nëse ngjarja lidhet me një konflikt të mëparshëm, hakmarrje apo me kushtet e paraburgimit brenda institucionit.

Jani Aliaj rezulton i dënuar nga drejtësia shqiptare me burgim të përjetshëm për vrasjen e Elton Çiços, ngjarje e ndodhur më 1 maj 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, për motive hakmarrjeje. Sipas të dhënave, ai ishte dënuar fillimisht me dy vite e 12 muaj burg, kishte arritur t’i shpëtonte vuajtjes së dënimit në qershor 2015 dhe ishte rikthyer sërish në qeli në dhjetor 2024.

Media greke raportonnse viktima po vuante një dënim me burgim të përjetshëm. Ai kishte kryer vrasje në vitin 2002, ishte arratisur në Shqipëri, ishte kthyer në Greqi, ishte gjetur dhe që atëherë kishte qenë në burg.

Në të njëjtën kohë, ai kërkohej edhe nga autoritetet shqiptare sepse, ndërsa ndodhej në Shqipëri, kishte kryer dy vrasje të tjera.

Mediat greke raportojnë se edhe autori i dyshuar i ngjarjes ka një precedent të rëndë kriminal. Ai ishte dënuar më parë për vrasjen e një shtetasi shqiptar në zonën e Agios Panteleimonas, verën e kaluar. Dyshohet se bëhet fjalë për personin që i mori jetën 47-vjeçarit shqiptar Artur Bashimi. Pas arrestimit, ai kishte deklaruar se kishte marrë përsipër ekzekutimin kundrejt një shume prej 15 mijë eurosh.

Kontratë vdekjeje

Burime policore vlerësojnë se vrasja është pjesë e luftës që ka shpërthyer midis grupeve rivale mafioze shqiptare dhe se ndoshta ka pasur një kontratë vdekjeje kundër viktimës.

Në fakt, sipas dëshmive të para nga të burgosurit e tjerë, pretendohet se kjo është një kontratë që është vulosur brenda burgut.

Nxitësi i dyshuar besohet të jetë udhëheqësi i dyshuar i të ashtuquajturës mafia e burgut të Korydallos me origjinë shqiptare, i cili është dënuar për vrasje.

Si e transformoi pamjen në Greqi i shumëkërkuari Jani Aliaj për t’ju fshehur drejtësisë shqiptare (FOTO)

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit