Transmetuar më 09-01-2025, 12:17

Noa.al nga burime policore në Greqi siguron këtë foto të shumë kërkuarit të drejtësisë Jani Aliaj.

Ai u gjurmua nga Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet me Jashtë në Policinë e Shtetit e duke bashkëpunuar me policinë greke e arrestuan për ta ekstraduar në Shqipëri.

Jani Aliaj aktualisht

Jani Aliaj është arrestuar rastësisht mëngjesin e 31 dhjetorit në Athinë.

Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm nga drejtësia shqiptare për vrasjen e Elton Çiços për hakmarrje, ngjarje kjo e ndodhur më 1 Maj të vitit 2016 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit