Transmetuar më 17-01-2026, 12:25

"E njoh z. Rama prej shumë vitesh. Ai ka një mënyrë unike për të shprehur veten dhe shpesh thotë gjëra që nuk duhet. Këtë herë tha diçka të pahijshme dhe e kuptoi gabimin e tij. E pranoj korrigjimin; ishte një deklaratë e pafat dhe është më mirë ta lëmë pas"

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka komentuar deklaratën e fundit të kryeministrit shqiptar Edi Rama, e cila ngjalli reagime në Greqi lidhur me vazhdimësinë historike mes grekëve të lashtë dhe atyre modernë.

Duke folur në një emision të fundjavës në Alpha TV, që citon noa.al, Mitsotakis u përpoq të ulë tonet, duke e cilësuar deklaratën si të papërshtatshme, por të mbyllur pas korrigjimit të bërë nga Rama.

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis reagoi kështu kur u pyet për komentin që ngjalli reagime këtë javë nga kryeministri shqiptar Edi Rama nga Abu Dhabi, lidhur me “grekët, Platonin, Aristotelin” dhe vazhdimësinë (ose jo) mes grekëve të lashtë dhe atyre modernë – të paktën sipas Ramës.

“E njoh zotin Rama prej shumë vitesh. Ai ka një mënyrë unike të shprehuri dhe shpesh thotë gjëra që nuk duhet t’i thotë. Këtë herë tha diçka të pasjellshme dhe e kuptoi gabimin e tij. E pranoj korrigjimin; ishte një deklaratë e pafat.

Ai tha se ndonjëherë Ramës i dalin gjëra që nuk duhet t’i thotë. “Tha një fjalë të rëndë. Mendoj se e kuptoi. Ai e di që edhe rruga e Shqipërisë drejt Europës kalon përmes Greqisë. Unë e pranoj korrigjimin. Ishte një deklaratë e gabuar. Është më mirë ta lëmë pas,” shtoi Mitsotakis, duke e mbyllur praktikisht çdo diskutim të mëtejshëm mbi këtë çështje. /noa.al

Çfarë ndodhi në Abu Dhabi

Diskutimi nisi kur kryeministri shqiptar shprehu pakënaqësinë ndaj gazetarit dhe moderatorit greko-amerikan, John Defterios, i cili thuhet se e shqiptoi gabim mbiemrin e Ramës, kur tha Edi Rame.

“Je grek, apo jo? Prandaj i shqipton gabim. E di këtë, sepse jemi fqinjë. Ju njohim shumë mirë”, tha Rama.

“Si grek… gjithmonë i nënvlerëson njerëzit”.

Më tej, Rama vijoi me një tjetër koment therës:

“Si grek […] gjithmonë i nënvlerëson njerëzit. Mendon se ke monopolin e filozofisë. Mendon se je trashëgimtar i Platonit dhe Aristotelit, por nuk je.”

Në një moment tjetër, kur moderatori përmendi një projekt investimi prej një miliard eurosh për Shqipërinë, Rama iu përgjigj:

“Është më shumë se një miliard. Numëroni si grekët. Kur flisni për paratë tuaja, shtoni tre zero më tepër. Kur flisni për paratë e të tjerëve, hiqni tre zero. Këtë bëni. Prandaj ju do kaq shumë Bashkimi Evropian.”

Në të njëjtën frymë ironike, Rama komentoi edhe për Malin e Zi duke thënë:

“Mali i Zi është vendi më i madh dhe më i rëndësishëm i rajonit. Ka 50 milionë qytetarë. Ne jemi të vegjël, por Mali i Zi është gjithçka.”

Çfarë ndodhi

Korrigjimi që bëri Rama

Jam i mahnitur nga reagimi i disa mediave në Athinë e i ndonjë politikani të lodhur grek lidhur me tonet e mia aspak tendencioze, po me humor miqësor gjatë bashkëbisedimit me gazetarin e nderuar John Defterios në panelin e organizuar gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi!

Është e pabesueshme që një fjali e thënë me humor, të shkëputet totalisht nga konteksti e të kthehet në polemikë publike me pathos nacionalist, gjë që fatkeqësisht në Athinën mediatike ndodh shpesh!

Por i siguroj të gjithë të shqetësuarit e të lënduarit, se nuk kam as më të voglin dyshim që Platoni dhe Aristoteli janë filozofë grekë dhe që Greqia e Lashtë është shtrati i qytetërimit europian; që kultura greke meriton vetëm admirim, jo vetëm për filozofët e lashtësisë po edhe për poetët, shkrimtarët, kineastët e muzikën që i ka dhënë njerëzimit; që Greqia është një vend për të cilin unë ushqej ndjenjat më pozitive, që populli grek është për mua një fqinj i pazëvendësueshëm e vëlla i patjetërsueshëm i popullit shqiptar dhe që për kryeministrin e Greqisë ushqej një respekt të veçantë 🇦🇱❤️🇬🇷

U kuptuam? Shpresoj po.

Por ama mos më kërkojë askush ndër të shqetësuarit dhe të lënduarit me humorin tim, që kush shkruan e flet greqisht me pathosin nacionalist të të larpërmendurve, të më duket si pasardhës i Platonit dhe Aristotelit🤷🏻‍♂️

Kaq. Gazetari grek i shqipton emrin gabim, Rama e sulmon dhe e tall: E bëre se je grek! Nuk je pasardhës i Aristotelit!

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit