Transmetuar më 15-01-2026, 22:06

Shtëpia e Bardhë deklaroi të enjten se takimi mes zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësuesve të Danimarkës dhe Groenlandës ishte produktiv, por paralajmëroi se dërgimi i trupave evropiane në Groenlandë nuk do të ndikojë në mënyrën se si presidenti Donald Trump e sheh ishullin.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë theksoi konkretisht se vendosja e trupave evropiane në Groenlandë “nuk ka asnjë ndikim në qëllimin (e Donald Trump) për ta marrë nën kontroll” këtë territor autonom të Danimarkës.

“Nuk mendoj se vendosja e trupave në Evropë ndikon në procesin vendimmarrës të presidentit dhe kjo nuk ka asnjë ndikim në qëllimin e tij për ta përvetësuar Groenlandën”, u shpreh Karoline Leavitt gjatë një konference për shtyp.

Mbërrijnë trupat e para evropiane në Groenlandë

Ushtarë nga Franca, Gjermania dhe vende të tjera evropiane kanë nisur të mbërrijnë në Groenlandë për të forcuar sigurinë e ishullit arktik, pas bisedimeve pa rezultat mes Danimarkës, Groenlandës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat nxorën në pah “mospërputhje themelore” mes administratës së presidentit Donald Trump dhe aleatëve evropianë.

Franca ka dërguar tashmë 15 ushtarë, ndërsa Gjermania 13. Në mision marrin pjesë gjithashtu Norvegjia dhe Suedia.

Operacioni është përshkruar si një “ushtrim për njohjen e terrenit”, ndërsa trupat do të vendosin flamurin e Bashkimit Evropian, në një veprim që cilësohet simbolik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit