Transmetuar më 22-12-2025, 19:35

Protesta e opozitës | Berisha: Ndryshimi nuk vjen nga sistemi aktual, por nga qytetarët opozitarë

Nga protesta e mbajtur në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të ashpër, duke deklaruar se largimi i kryeministrit Edi Rama nuk mund të vijë përmes mekanizmave aktualë politikë dhe institucionalë.

“Këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt,” u shpreh Berisha, duke iu referuar zhvillimeve të fundit politike dhe institucionale. Sipas tij, vendime të rëndësishme janë marrë nën presion politik dhe në kundërshtim me parimet e shtetit të së drejtës.

Ai akuzoi qeverinë për ndërhyrje në drejtësi dhe për mbrojtje të zyrtarëve të lartë. “Edi Rama, me këto vendime, u ka thënë shqiptarëve se unë jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatat,” deklaroi Berisha para mbështetësve.

Në fjalën e tij, kreu i PD foli edhe për bllokimin e parlamentit dhe, sipas tij, përdorimin e shumicës parlamentare për të shmangur përgjegjësinë. “Kur u kërkua heqja e imunitetit, ai bllokoi parlamentin. Kreu grusht shteti për të shpëtuar veten,” tha Berisha.

Ai theksoi se, sipas tij, nuk duhet të ketë më iluzione për një ndryshim përmes zgjedhjeve apo drejtësisë. “Askush të mos mashtrohet. Edi Rama nuk ikën me votë. Jo, kurrë. Nuk ikën as me drejtësi,” u shpreh ai, duke shtuar: “Naivitet është të mendosh ndryshe.”

Mes thirrjeve të protestuesve, Berisha theksoi se ndryshimi do të vijë vetëm nga reagimi qytetar. “Edi Ramën do ta heqim ne. Do ta heqim ne, populli opozitar. Do ta heqim ne, qytetarët guximtarë dhe idealistë,” deklaroi ai.

E plotë:

Miq, këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt.

Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra zëvendëskryeministren, njeriun më hajdut pas Edi Ramës në tërë historinë e kombit.

Një gjykatë turpi u ble, një gjykatë supreme e kombit i hoqi jashtë çdo rregulli, masën e pezullimit, e ktheu Lubinë në detyrë që të vjedhë ditë e natë.

E ktheu Lubinë në detyrë që të prishë çdo provë.

E ktheu Lubinë në detyrë që si bandite të kërcënojë çdo dëshmitar.

Edi Rama me këtë akt, me këtë vendim që i diktoi Gjykatës Kushtetuese, na tha shqiptarëve se unë u kam vjedhur dhe do u vjedh pa kufi, pandalshëm, sepse jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën, mbi gjykatat.

Reagimi tjetër i tij, i pashembullt në tërë ekzistencën e pluralizmit.

Miq, kërkesës për arrestimin e zëvendëskryeministres, pasi u shtrua në afera që provojnë se ajo dhe Edi Rama së bashku kanë vjedhur dhe shpërdoruar dhe dëmtuar shqiptarët, vetëm me ato afera, 1.2 miliardë euro, Edi Rama përsëri mori pushtetin e parlamentit, bllokoi parlamentin, bllokoi heqjen e imunitetit, kreu grushtin e shtetit për të shpëtuar lëkurën e tij.

Po miq, Edi Rama nuk lejoi dhe nuk mund të lejonte kurrë të arrestohej Lubia sepse e dinte mirë se i dyti do jetë ai. Në fakt duhej të ishte i pari.

Edi Rama është autori i vjedhjeve të përmasave të paimagjinueshme nga ne.

Çfarë mësuam ne këto ditë?

Ne mësuam se zëvendëskryeministrja në ato deftere që janë gjetur gjer sot, ka mbi 300 apartamente, ka edhe dy jahte luksoze, ka 15 supermarkete, ka me qindra prona të tjera.

Por mos harroni se nëse ajo ka këto prona, Edi Rama hyri në këtë ndërtesë pasi kishte depozituar në bankat offshore 200 milionë euro, që të kthyera në apartamente, ato janë baraz me 1800 apartamente.

Dhe të gjitha këto, para vitit 2014.

Miqtë e mi, Edi Rama nuk do pranojë kurrë të heqë imunitete.

Edi Rama nuk do pranojë kurrë të shkarkojë Lubi Ballukun apo të japë dorëheqje.

Nuk duhet të gabohemi.

Jo, Edi Ramën do ta heqim ne.

Do ta heqim ne, populli opozitar.

Do ta heqim ne, populli opozitar.

Askush të mos ketë iluzion se Edi Rama ikën me votë.

Jo, kurrë.

Por sot nuk ka shqiptar që beson më se Edi Rama ikën me votë.

Mund të ketë tek tuk njerëz që besojnë se mund të ikën me drejtësi.

Naivitet.

Jo, kurrë.

Ai është i gatshëm ato 84 mandate t’i përdorë si bajoneta krimi kundër drejtësisë, kundër qytetarëve, kundër drejtësisë, kundër ligjeve.

Atëherë vota jo, drejtësia jo, do jenë qytetarët, do jenë idealistët, do jenë guximtarët ata të cilët do hedhin në banesën e turpit të historisë.

Do të jenë ata që do i rezervojnë Edi Ramës atë që i kanë rezervuar popujt e shtypur Idi Aminit, Gadafit, Mobutusë.

Apo atë që i rezervuan kombet e largëta, Nepali, Bangladeshi, Sri Lanka, diktatorëve autoritarë si Edi Rama.

Berisha nga protesta e PD: Shqipëria në një pikë vendimtare, qytetarët përballë një modeli që varfëron vendin

Fotogaleri/ Mijëra qytetarë në shesh, pankarta me mesazhe simbolike nga protesta e opozitës

Nga protesta e organizuar nga Partia Demokratike në Tiranë, kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se Shqipëria po kalon një nga momentet më të vështira të historisë së saj, duke theksuar se situata aktuale prek drejtpërdrejt të ardhmen e kombit.

Duke iu drejtuar qytetarëve të mbledhur në bulevard, Berisha u shpreh se gjatë dhjetë viteve të fundit vendi ka përjetuar një tkurrje të ndjeshme demografike, me rënie të lindshmërisë dhe largim masiv të të rinjve nga Shqipëria. Sipas tij, këto zhvillime kanë cenuar rëndë perspektivën afatgjatë të vendit.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se, pas një procesi zgjedhor që ai e cilësoi të deformuar, ka ndërtuar një model qeverisjeje që vendos interesat personale mbi interesin publik. Ai theksoi se pasuritë publike dhe paratë e qytetarëve, sipas tij, po përdoren në dëm të shumicës së shqiptarëve.

Berisha deklaroi gjithashtu se vendimmarrja politike është përqendruar në një dorë të vetme, duke cenuar parimet e shtetit të së drejtës dhe balancën e pushteteve. Ai u shpreh se protesta e sotme është një reagim qytetar dhe politik kundër këtij modeli dhe një thirrje për ndryshim.

Live/ Vijon fjala e Berishës:

Të dashur qytetarë dhe qytetare të Tiranës, demokrate e demokratë, shqiptare e shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Të nderuar deputetë, të nderuar aleatë të PD.

Përshëndetjet më miqësore, nderimin më të madh ju burrave dhe grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sonte si uragan i shpresës, i besimit, i shpëtimit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Të dashur miq, u flas sot në një nga momentet më kritike të kombit, jo vetëm në 35 vitet e fundit, por ndoshta gjatë gjithë historisë së tij mijëravjeçare.

Në 10 vitet e fundit të këtij regjimi, shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo epidemi, nga çdo pushtim, nga çdo zi buke dhe çdo gjë tjetër.

Shqiptarët, në 10 vite të këtij regjimi, kanë shkuar mbrapa 100 vite për lindshmërinë e tyre.

Sot ata kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së tyre.

Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar.

Ne mblidhemi në një moment kritik, ndoshta si kurrë më parë, sepse Edi Rama, pasi i shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, del se ka vendosur të bëhet multi-miliarder me paratë tuaja, me pasuritë tuaja publike.

Dhe jo vetëm kaq, por ai ka vendosur veten mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Ka vendosur veten mbi çdo pushtet, dhe na thotë nga Surreli, apo kjo ndërtesë e krimit, se unë u shumëzoj me zero.

Se unë jam mbi ligjin, mbi Kushtetutën.

Edi Rama, hidhi sytë këtij bulevardi, nga sonte ti kurrë nuk do njihesh më në Shqipëri as në botë si kryeministër, por si kapobandë, si kapobandë, si kapobandë.

Berisha: Jemi më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë

Të dashur miq, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës.

Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë.

Miq, rrallë ndonjëherë ka vendosur, vetëm në disa vende të Afrikës, që qeveritarët të bëhen multi-miliarderë dhe miliarderë dhe qytetarët të varfërohen dhe të braktisin vendin e tyre.

Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët.

Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës.

Të gjitha duke besuar se Shqipëria pa opozitë është projekt që do e realizojë së shpejti.

Po ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbytëm etërit e tij 35 vjet më parë.

Berisha: Jemi më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë

Të dashur miq, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës.

Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë.

Miq, rrallë ndonjëherë ka vendosur, vetëm në disa vende të Afrikës, që qeveritarët të bëhen multi-miliarderë dhe miliarderë dhe qytetarët të varfërohen dhe të braktisin vendin e tyre.

Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët.

Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës.

Të gjitha duke besuar se Shqipëria pa opozitë është projekt që do e realizojë së shpejti.

Po ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbytëm etërit e tij 35 vjet më parë.

Vijon…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit