

PËRDITËSIM: Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës, çfarë thotë policia
DURRËS – Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen nr. 13, në zonën e plazhit të Durrësit, ku një person është plagosur me armë të ftohtë.
Nga vendngjarja raportohet se i plagosuri është Florant Sinanaj, një taksist 45 vjeçar nga Tirana, i cili është përfshirë në një konflikt me një drejtues tjetër mjeti në zonën e Plazhit të Durrësit, për shkak të një parakalimi.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është një burrë rreth 45 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore.
Burime nga spitali bëjnë me dije se ai ka marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende publike.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e konfliktit që çoi në plagosje.
Deri më tani, identiteti i të plagosurit dhe ai i autorit nuk janë bërë të ditur, ndërsa nuk dihet as motivi i ngjarjes.
Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të dinamikës së incidentit. Hetimet vijojnë.
Durrës / Informacion paraprak
Rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, dyshohet se, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi F. S., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






