Transmetuar më 21-12-2025, 19:01

PËRDITËSIM: Identifikohet burri nga Tirana që e plagosën sonte në Durrës, çfarë thotë policia

Durrës – Ngjarja e rëndë që ndodhi sonte në Durrës te zona e plazhit, solli plagosjen e 45 vjeçarit nga Tirana, Florant Sinanaj, raporton noa.al.

Dyshimet janë se 45 vjeçari është gjendur në goditje me thika nga persona të paidentifikuar ndërsa ishte duke udhëtuar me taksinë e tij te zona e plazhit Hekurudha.

Policia tha zyrtarisht se sot rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, Durrës, gjatë një konflikti, është goditur me mjet prerës (thikë), nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi Florant Sinanaj 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit