

Trupi i pa jetë i një personi është gjetur pak çaste më parë në Lungomaren e Vlorës.
Një ditë pasi po në Vlorë, në Qafën e Llogarasë u gjet trupi i të riut nga Berati, sot ësbtë gjetur trupi i një burri në moshë të thyer.
Policia tha se, në zonën e Lungomares, dyshohet se është mbytur në det shtetasi Shezai Hoxha, 89 vjeç, banues në fshatin Dushkarak.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Ishte një kalimtar i cili pa trupi të dergjej buzl detit në Lungomare dhe njoftoi policinë e cila aktualisht ndodhet në vendngjarje. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






