Transmetuar më 11-11-2025, 14:51

PËRDITËSIM: Atentati në Rinas, ka mbetur i vrarë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë’ i Emiljano Shullazit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte pranë Aeroportit të Rinasit, në Tiranë.

Sipas burimeve paraprake, një makinë ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër në lëvizje, ku ndodheshin dy persona.

Si pasojë e të shtënave, një prej tyre ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri ka mbetur i plagosur dhe është dërguar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore.

Autori ose autorët e dyshuar janë larguar menjëherë pas atentatit, duke u nisur në drejtim të Fushë-Krujës.

Nga një automjet u qëllua në drejtim të një mjeti tjetër ku ndodhej viktima dhe i plagosuri.

Raportohet se qytetarët kanë tentuar të thyejnë xhamat e makinës, me qëllim për të nxjerrë viktimën dhe të plagosurin.

Burime nga vendi i ngjarjes theksojnë se rasti nuk ka lidhje me Policinë Kufitare apo me sigurinë e Aeroportit të Rinasit. Forca të shumta policie ndodhen në terren dhe po vijojnë krehjen e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Hetimet për zbardhjen e plotë të atentatit janë në vijim.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit