Transmetuar më 27-09-2025, 11:48

Durrës – Hetimet e reja dhe veprimet operacionale, në kuadër të operacionit “Space”, të organizuar pak ditë më parë për goditjen e një rasti të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, çojnë në zbulimin dhe kapjen e organizatorit të kësaj veprimtarie kriminale, një shtetas turk.

Gjatë fazës së parë të operacionit “Space”, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve arrestoi 3 shtetase kineze dhe referoi materialet në Prokurori, për 5 shtetas.

Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni, me qëllim nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në një rast të përshtatjes së apartamenteve, për ushtrim të prostitucionit, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në drejtimin e Prokurorisë, identifikuan organizatorin e dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasin turk I. Y., 37 vjeç, i cili u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, Tiranë.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ky shtetas ka rekrutuar 3 shtetaset kineze (të arrestuara gjatë operacionit “Space”), për të ushtruar prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen nr. 13, Durrës.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme. /noa.al

Tre gra kineze shesin trupin te një shtëpi me qira në Durrës, policia infiltron "klientë"…

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit