Transmetuar më 22-09-2025, 09:44

Durrës – Apartament me qira i kthyer në bazë prostitucioni, tre shtetase kineze në pranga

Një apartament i marrë me qira në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit nga tre shtetase kineze.

Pas tre javësh hetime me metoda proaktive, Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe nën drejtimin e Prokurorisë, finalizoi operacionin e koduar “Space”, duke vënë në pranga organizatoret dhe duke proceduar penalisht klientët e përfshirë.

Të arrestuarat

Në kuadër të operacionit u arrestuan në flagrancë:

M. Y., 41 vjeçe

J. B., 43 vjeçe

L. H., 47 vjeçe

Ato akuzohen për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”.

Klientët e proceduar

Prokuroria nisi procedimin penal në gjendje të lirë për pesë shtetas shqiptarë:

A. Gj., O. Ll., V. N., A. K. dhe A. G., të cilët akuzohen për përfshirje në prostitucion.

Provat e sekuestruara

Gjatë kontrollit në apartamentin e përshtatur për prostitucion, policia gjeti dhe sekuestroi:

3 pasaportat e shtetaseve kineze,

një shumë parash të dyshuar të përfituar nga prostitucioni,

8 celularë,

11 karta bankare të lëshuara nga banka të Kinës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Vijimi i procedurës

Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit