Transmetuar më 17-09-2025, 08:25

Klasifikimi i Paolo Fox për sot, 17 shtator 2025. Sot qielli sjell një përzierje emocionesh, energjish dhe mundësish të reja.

Disa shenja do të ndihen të mbështetura nga yjet dhe do të kenë zhvillime konkrete në punë apo dashuri, ndërsa të tjerat do të përballen me pengesa të vogla, vonesa apo nervozizëm.

Është një ditë ku durimi, qartësia në komunikim dhe menaxhimi i emocioneve bëhen thelbësore. Le të shohim renditjen nga më me fatet tek ata që duhet të tregojnë më shumë kujdes.

1. Gaforrja

Sot keni mbështetjen e plotë të Jupiterit. Marrëdhëniet familjare dhe shoqërore janë të forta, puna hap horizonte të reja dhe intuita ju udhëzon saktë. Është dita më e mirë për të marrë vendime afatgjata.

2. Peshqit

Me Jupiterin si aleat, dita është shumë pozitive në fushën profesionale dhe në studime. Ka rritje të vetëbesimit dhe mundësi për të nisur projekte të reja. Kujdes vetëm për marrëdhëniet, ku kërkohet sinqeritet.

3. Virgjëresha

Falë Hënës dhe Venusit që afrohet në shenjën tuaj, sot ndjeni forcë të brendshme dhe qartësi. Mund të përballoni biseda e vendime të rëndësishme, sidomos në punë. Edhe në dashuri afrohen zhvillime të bukura.

4. Dashi

Hëna ju shtyn të hapni rrugë të reja. Ka dëshirë për ndryshim, për të hequr qafe barrët e panevojshme. Kujdes vetëm me tensionin e brendshëm që mund të shfaqet. Dita mbetet shumë konstruktive.

5. Shigjetari

Mercuri ju rikthen optimizmin dhe forcën për të tejkaluar pengesa. Puna dhe projektet ecin më mirë, por në dashuri kërkohet më shumë qetësi e durim. Fundi i ditës sjell qetësim.

6. Luani

Energjia juaj është e lartë, Hëna ju mbështet dhe e bën ditën të shkëlqyeshme për projekte të reja. Vetëm lodhja mund t’ju peshojë, ndaj kujdes me pushimin dhe ritmin.

7. Ujori

Mendja është e hapur dhe shihni mundësi të reja. Megjithatë, siguria ekonomike nuk është e plotë, ndaj mos merrni vendime të nxituara. Në dashuri afrohen momente qartësimi.

8. Binjakët

Në punë priten zhvillime pozitive, sidomos pas ditës së nesërme. Sot është mirë të përqendroheni tek organizimi i gjërave praktike. Në dashuri ka tensione të vogla për shkak të distancave apo impenjimeve.

9. Bricjapi

Një ditë reflektimi mbi të ardhmen profesionale dhe vendime që kërkojnë maturi. Në dashuri kërkoni stabilitet, por pasiguria mund të krijojë tensione. Kujdes me lodhjen e tepërt.

10. Demi

Sot komunikimi është i ndërlikuar: rrezik për keqkuptime si në punë, ashtu edhe në dashuri. Venusi së shpejti do të sjellë qetësi, por sot është ditë për durim dhe vëmendje.

11. Akrepi

Emocionet janë të forta, por humori ndryshon shpesh. Ka rrezik për tensione në marrëdhënie dhe lodhje shpirtërore. Mundohuni të mos merrni shumë barrë mbi supe.

12. Peshorja

Sot jeni ndër shenjat më të lodhura. Me Marsin në shenjë, tensioni është i lartë dhe çdo gjë duket më e vështirë. Kujdes me shëndetin dhe konfliktet. Duhet ruajtur qetësia dhe shmangur debatet. /noa.al

Horoskopi i plotë i Paolo Fox për sot, e mërkurë 17 shtator 2025

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit