

Në foto është Klement Zguro alias Klement Kaçolli, 43-vjeç, banues në Tiranë.
Ai është kapur në rrugën “Mikel Maruli” në kryeqytet, teksa është i dënuar me 11 vite burg, për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.
“Gjykata e Apelit Korçë e ka dënuar këtë shtetas me 11 vite burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. 43-vjeçarit i kanë mbetur për të vuajtur 8 vite e 11 muaj burgim”, – njofton Policia.
Uniformat Blu të kryeqytetit, bëjnë me dije se 43-vjeçarin ia kanë dorëzuar Policisë së Korçës për veprime të mëtejshme procedurale. /noa.al
Akuzohet për vrasje me dashje, arrestohet Klement Zguro në Tiranë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






