Transmetuar më 31-05-2025, 09:24

Finalizohet operacioni policor “END”, kapet i shumëkërkuari për vrasje

Tiranë – Policia e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë ka finalizuar me sukses një tjetër operacion për kapjen e personave në kërkim, me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

Operacioni i koduar “END” çoi në arrestimin e Klement Zguro (i njohur dhe si Kaçolli), 43 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje.

Arrestimi u krye në rrugën “Mikel Maruli”, pas një hetimi intensiv dhe mbledhjes së informacioneve operative.

Zguro ishte dënuar nga Gjykata e Apelit Korçë me 11 vite burg, nga të cilat i mbeten edhe 8 vite e 11 muaj për t’u vuajtur.

Pas arrestimit, ai iu dorëzua strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë për vijimin e procedurave të mëtejshme ligjore. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit