Transmetuar më 29-05-2025, 22:54

Parashqevi Simaku rrëfehet për herë të parë

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka rrëfyer në intervistën që u dha sonte në Opinion, se si iku në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Simaku rrëfeu se fillimisht iku nga Shqipëria në Itali, në vitin 1992, për të takuar vëllanë.

Ajo tregoi se kaloi kufirin me shoqërim mjeti diplomatik dhe më tej qëndroi për një farë kohe tek vëllai.

Ndërsa ndodhej atje, e nxitën të shkonte në SHBA, ku një çift shqiptarësh të Maqedonisë, e ftuan të këndonte në Amerikë.

“Ja pse u largova nga Shqipëria”, rrëfehet Parashqevi Simaku

"Më blenë një pasaportë, si italiane, nga Kalabria, me emrin Viktoria Marini", rrëfeu Parashqevi Simaku. Ajo tha se e njihet mirë italishten dhe kjo ia lehtësoi udhëtimin me një pasaportë të tillë. /noa.al

Martesa dhe Hollywoodi? Ja çfarë tregon Parashqevi Simaku

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit