

Në një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu, nga New York-u, në apartamentin ku ajo tashmë jeton, nën kujdesin e biznesmenit Elton Ilirjani, këngëtarja rrëfen jetën e saj, largimin nga Shqipëria dhe jetesën për shumë vite në qiell të hapur.
Parashqevi Simaku rrëfehet për herë të parë
Vitet e para në Shtetet e Bashkuara, Parashqevi Simaku i kujton si tejet të bukura. “Një mrekulli! Sikur ishte në parajsë", thotë ajo.
Në intervistë, ikona e muzikës shqiptare, thotë se martesa me Robert Nofle e bëri të mos kishte më aq shumë interes për të “depërtuar” në Hollywood.
“S’kam lënë asnjë ditë pa provuar, u martova me Robertin shumë shpejt. Më iku ai interesi… Fillova të shkruaja këngë me Robertin. Në 1997-ën erdha në Shqipëri, këndova në festival.”
Për herë të fundit, në Shqipëri ka shkelur 21 vite më parë.
“Më ndërroi jetë babai, erdha me Robertin për ta përcjellë në 2004-ën. Babai im më thoshte, mos iu ndaj kismetit të parë. I thashë Robertit kërko dorën time për martesë tek babai im, që të martohemi.
Ia kam premtuar babës e nanës i thashë, se jam vajzë e vetme. Babai im tha tani do vdes rehat, se qenka serioz…Se thoshte kam merak se mos të lë në rrugë.
Jam martuar me adetet e Kavajës, ndërsa Roberti u ul në gjunjë, më dha unazën e diamantit”, tregoi këngëtarja e madhe.
“Ja pse u largova nga Shqipëria”, rrëfehet Parashqevi Simaku
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd