

PËRDITËSIM: Në një njoftim publik, orë më vonë, këtë 22 maj 2025 ora 21, gazetari Blendi Fevziu tha se ishte i autorizuar nga familja e Artan Lames të njoftonte se 58 vjeçari nuk kishte vdekur, por ishte në koma cerebrale. /noa.al
Artan Lame raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Kryeministri Edi Rama: "I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë".
Tiranë- Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare Artan Lame.
Lame ka ndërruar jetë në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër.
Lame ka qenë drejtues i lart i shtetit shqiptar si zëvendësministër apo drejtor i Agjensisë së Kadastrës dhe Legalizimeve.
Pasioni i tij i rrallë ishte historia dhe renditet një ndër koleksionistët më të mirë të vendit.
Ndarja nga jeta në moshë të re është një humbje e madhe për familjen dhe shoqërinë shqiptare.
Biografia
Artan Lame ka lindur në Tiranë më 1967, me origjinë nga fshati Qytezë i Kolonjës.
Ai ishte publicist, opinionist dhe koleksionist shqiptar. Studiues i historisë shqiptare, veprimtar i shoqërise civile për mbrojtjen e trashëgimise kulturore shqiptare. Gjithashtu, veprimtar politik i Partisë Socialiste dhe funksionar shtetëror.
Funksione shtetërore 1999-2000: Drejtor i Trashëgimisë Kulturore në Ministrinë e Kulturës. 2000-2002: Nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. 2002-2005: Zëvendësministër i Territorit dhe Turizmit. 2013-2019: Drejtor i Përgjithshëm i ALUIZNI-t (Agjensia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale).
2019-2023: Drejtor i Përgjithshëm i ASHK (Agjensia Shtetërore e Kadastrës).
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






