Transmetuar më 22-05-2025, 10:40

PËRDITËSIM: Në një njoftim publik, orë më vonë, këtë 22 maj 2025 ora 21, gazetari Blendi Fevziu tha se ishte i autorizuar nga familja e Artan Lames të njoftonte se 58 vjeçari nuk kishte vdekur, por ishte në koma cerebrale. /noa.al

Artan Lame raportohet se ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare në Gjermani, pas një ndërhyrjeje të vështirë në zemër. Kryeministri Edi Rama: "I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë".

Një prej figurave të njohura publike në Shqipëri, Artan Lame, është ndarë nga jeta në moshën 58-vjeçare. Ai ndërroi jetë në një spital në Mynih të Gjermanisë, ku ndodhej prej disa ditësh për trajtim mjekësor.

Lame ka qenë për shumë vite në krye të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Informale (ALUIZNI), si dhe në drejtimin e institucioneve të tjera shtetërore, duke luajtur një rol aktiv në jetën politike si përfaqësues i Partisë Socialiste.

Përveç angazhimeve politike, Artan Lame njihej si publicist, opinionist dhe koleksionist i pasionuar. Ai ishte një studiues i historisë shqiptare dhe veprimtar i shoqërisë civile, duke u përpjekur të japë kontribut në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të vendit.

Humbja e tij lë një boshllëk të ndjeshëm në jetën publike shqiptare. /noa.al

Reagon Rama:

⚫️I pabesueshëm, po fatkeqësisht i vërtetë lajmi i befasishëm i ndarjes nga jeta të Artan Lames. Jam pa fjalë. Ngushëllime Mirelës, djalit të tyre dhe familjes e shokëve të përbashkët💔

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit