Transmetuar më 22-05-2025, 08:54

Nën ndikimin e forcës së Marsit, intuitës së Neptunit dhe ndryshimeve të pritshme nga Venusi, kjo ditë sjell për disa shenja një shtysë të fortë për veprim, për të tjerat një nxitje për të reflektuar.

Dashuria, puna dhe riorganizimi i prioriteteve marrin një rol qendror.

Ja çfarë sugjerojnë yjet për secilën shenjë këtë të enjte në këtë përkthim ekskluziv nga noa.al.

Mund të lexoni dhe: Horoskopi ditor nga Susan Miller – E enjte, 22 maj 2025

Dashi (21 Mars – 19 Prill)

Yjet janë në krahun tënd dhe kjo është një periudhë e artë për ty që je natyrë e lirë dhe e vendosur. Falë fuqisë së Marsit ndihesh i mbushur me energji, me dëshirë për të vepruar, për të shprehur idetë dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Sfera profesionale ofron shumë mundësi dhe bashkëpunimet me kompani të ndryshme mund të të hapin horizonte të reja. Megjithatë, kujdes me entuziazmin e tepruar – mos u ngut dhe mendo çdo hap me qetësi. Çdo gabim i bërë tani mund të ketë pasoja në qershor, ndaj bëhu i zgjuar dhe selektiv në projekte. Jo çdo rrugë të çon drejt rezultateve të qëndrueshme. Në dashuri, emocionet janë të forta. Nëse ndodheni larg njëri-tjetrit, ndjesia për t’u afruar do të jetë shumë e fortë. Për beqarët ka gjasa për takime të bukura. Me shenjat e Gaforres, Peshorjes dhe Bricjapit është mirë të tregohesh më i kujdesshëm.

Demi (20 Prill – 20 Maj)

Me hyrjen e Venusit në shenjën tënde nga data 6 qershor, dashuria do të marrë një kthesë të re. Nëse je në një lidhje, ajo mund të ringjallet me ndjenja të freskëta; nëse lidhja nuk funksionon, atëherë do të kesh forcën për të vendosur një pikë përfundimtare. Edhe një ndarje mund të sjellë çlirim emocional. Nëse ka një pasion që të ngacmon, mos hezito – hapi rrugë dëshirave të tua. Fundmaji sjell një moment reflektimi të thellë mbi çfarë dëshiron vërtet dhe si mund ta ndjekësh ëndrrën tënde. Në punë, ke kaluar një transformim që ka kërkuar përshtatje. Edhe ata që ndiqnin rrugë të njohura, janë përballur me sfida të reja. Kjo është një mundësi për të zbuluar veten dhe për të krijuar një kapitull të ri. Megjithatë, ndikimi i kundërt i Marsit mund të sjellë tensione dhe mbingarkesë emocionale. Qetësia dhe maturia janë aleatët më të mirë për ty sot.

Binjakët (21 Maj – 20 Qershor)

Kjo ditë mund të të gjejë të hutuar dhe të zhgënjyer, sidomos nëse ke përjetuar konflikte kohët e fundit apo tensione në marrëdhënie. Është si të jesh nën një re pasigurie, por mos u dëshpëro – duke nisur nga nesër, ndryshimi do të ndjehet fuqishëm. Mund të jesh nën presion nga shumë angazhime apo vendime të rëndësishme për t’u marrë. Një event që do të ndodhë brenda fundit të majit – si një takim pune, një provim, një intervistë – do të ndihmojë të shfaqësh veten dhe të çlirohesh nga kjo paqartësi. Sot është dita për të analizuar me durim dhe për të përgatitur terrenin për sukses. Me qëndrueshmëri, dita sjell një hap përpara drejt një faze më të qetë dhe më të frytshme.

Gaforrja (21 Qershor – 22 Korrik)

Po rikthehet një ndjenjë e fuqishme e brendshme që të shtyn të veprosh dhe të afirmosh veten. Yjet dërgojnë një mesazh të qartë: është koha të shkëlqesh në punë, në studime apo në fushën profesionale. Mundësitë janë të ndryshme në varësi të moshës dhe rrethanave. Të rinjtë kanë shans për të rënë në sy, për të marrë një detyrë që do të jetë hap i rëndësishëm në karrierë. Ndërsa ata me përvojë mund të përfitojnë nga një liri e re për të zgjedhur. Në dashuri ka ende dyshime, ndaj është më mirë të mos përballesh me gjithçka me ankth. Nëse ke planifikuar një bisedë familjare apo një takim të rëndësishëm, është mirë ta realizosh sot. Çdo përvojë, edhe ajo më sfiduese, të ndihmon të rritesh dhe të kuptosh më mirë veten.

Luani (23 Korrik – 22 Gusht)

Ky është një moment që ushqen pasionin dhe rrit dëshirën për diçka ndryshe. Duket sikur gjithçka që të rrethon është më tërheqëse dhe më magjepsëse. Qielli është i hapur për mundësi të reja, veçanërisht në dashuri. Nëse ka pasur tensione apo paqartësi në lidhje, mund të përballesh me vendime të rëndësishme pas datës 6 qershor. Megjithatë, zemra jote është e hapur dhe gati të besojë sërish. Nëse je beqar, mos neglizho një miqësi që mund të kthehet në diçka më shumë. Marrëdhëniet janë kyçe për të ardhmen, dhe sot je më i gatshëm të ndërtosh lidhje të qëndrueshme me njerëzit përreth. Qielli të mbështet për të arritur sukses dhe për të kthyer mundësitë në fitore.

Virgjëresha (23 Gusht – 22 Shtator)

Me Jupiterin në pozicion të pafavorshëm, është normale të ndjesh shqetësim, sidomos në ambientin e punës ku ka ndodhur një ndryshim i papritur. Tensionet e grumbulluara nga viti i kaluar mund të rikthehen, dhe sot ndoshta je duke pritur një përgjigje apo je në mëdyshje për të ardhmen e një projekti. Edhe pse një dritë e re duket në horizont, rruga mbetet ende me kthesa. Me Hënën në kundërshtim, stresi dhe irritimi mund të jenë më të theksuar. Përpiqu të ruash qetësinë dhe mos u dorëzo ndaj emocioneve të forta. Nëse ke kaluar një krizë në çift muajin e kaluar, fundmaji mund të rikthejë tensione. Mos e parashiko më të keqen. Nga 9 qershori, Jupiteri largohet nga pozicioni i vështirë dhe gjithçka do fillojë të qartësohet. Në pak ditë do të jesh në gjendje të marrësh një vendim të rëndësishëm për të ardhmen tënde. Durimi do të shpërblehet me qartësi mendore dhe një rikuperim të ndjeshëm.

Peshorja (23 Shtator – 22 Tetor)

Sot është më mirë të përballesh me çështjet delikate sesa t’i shtysh për nesër, sepse nga mbrëmja mund të ndjesh lodhje. Muajt e fundit nuk kanë qenë të lehtë dhe edhe fizikisht ke kaluar një periudhë me rikuperim të ngadaltë. Është koha për të mos përsëritur gabimet e së kaluarës dhe për të parë gjithçka me sy të ri. Mund të jesh duke rishikuar zgjedhjet profesionale dhe drejtimin e jetës. Mos ki frikë të marrësh iniciativë. Nëse je në një vend pune të pasigurt apo je i pakënaqur nga bashkëpunëtorët apo shefat, ndryshimet janë pranë, me mundësi për riorganizim ose një rol të ri që mund të shfaqet që në qershor. Mund të jesh edhe ti ai që thua “mjaft”, dhe largohesh. Dashuria ka munguar kohët e fundit, por pas datës 6 qershor do të kesh më shumë qartësi dhe mundësi për ringjallje ndjenjash.

Akrepi (23 Tetor – 21 Nëntor)

Je gati të ndërmarrësh një veprim të rëndësishëm që do të ndryshojë jetën tënde. Kjo është një fazë jashtëzakonisht krijuese, veçanërisht për ata që punojnë në mënyrë të pavarur, artistët, apo të përfshirët në fusha ku nevojitet fantazia. Muajt qershor, korrik dhe gusht premtojnë rritje të madhe personale dhe profesionale. Ndihesh si i frymëzuar për të bërë më shumë dhe për të ecur përpara. Nëse ke një projekt në mendje, apo një provim për të kaluar, është momenti për të vepruar. Edhe pse Marsi kundër sjell pak lodhje, ti ke forcën për të shkëlqyer. Marrëdhëniet romantike kërkojnë më shumë vëmendje. Mund të ndjesh paqartësi për ndjenjat ose për personin që ke pranë. Me Luanin, Demin dhe Ujorin ka tensione që duhet zgjidhur sa më parë.

Shigjetari (22 Nëntor – 21 Dhjetor)

Sa më shumë i afrohemi fundit të majit, aq më shumë ndjen nevojën për të prerë lidhjet me gjithçka që nuk të intereson më. Ky është një çlirim i domosdoshëm që të përgatit për një muaj qershor më të lehtë, pasi Jupiteri do të largohet nga pozicioni i kundërt më 9 qershor. Ndihesh gati për të rimarrë në dorë jetën tënde, veçanërisht nëse je i rrethuar nga njerëz që nuk të kuptojnë, qoftë në punë apo në familje. Si një shpirt i lirë, ndjen nevojën për distancë nga gjithçka që të pengon. Në dashuri, nëse dikush të sjell vetëm telashe, nuk do ngurrosh të shkëputesh. Nëse je i përfshirë në dy lidhje apo ndjenja të ndërlikuara, është koha për të reflektuar dhe për të bërë një zgjedhje. Vendimi i rëndësishëm do të duhet të merret brenda fundit të muajit.

Bricjapi (22 Dhjetor – 19 Janar)

Sot mendja jote është e kthjellët, mund të mendosh dhe planifikosh me qartësi. Por nesër atmosfera do jetë më e turbullt për shkak të ndikimit të Hënës, ndaj është më mirë të merresh sot me çdo vendim apo projekt. Nëse je në bisedime apo në pritje të firmosjes së një kontrate, mos e shty. Shpresoj që të kesh ndjekur këshillat që të kam dhënë në fillim të majit për të kërkuar më shumë garanci. Të tjerët të mbështesin, por përgjegjësitë janë të shumta. Kjo lodhje mendore ndikon edhe në marrëdhëniet sentimentale, ku partneri mund të ndiejë ftohtësi ose distancë. Në lidhjet afatgjata, është koha për të pastruar tensionet dhe për të ringjallur afërsinë dhe komunikimin emocional.

Ujori (20 Janar – 18 Shkurt)

Java tjetër do të jetë shumë pozitive për ty, me një përqendrim energjish që mbështesin zgjidhje dhe ide të reja. Nëse je në pritje të një përgjigjeje për një vend pune apo provim, lajmet do të vijnë më së largu në ditët e para të qershorit. Ndërkohë, edhe dashuria mund të të surprizojë. Nëse je beqar, mund të ndjesh ndjenja të thella për dikë që deri dje e konsideroje vetëm mik. Edhe nëse je në çift, por raporti ka filluar të zbehet, një ndjenjë e re mund të të tronditë. Për ty, më shumë se pamja, vlen lidhja mendore dhe emocionale. Për këtë arsye, disa miqësi mund të marrin përmasa të reja. Nëse je gati të provosh diçka të re, dil, merr pjesë në ngjarje dhe socializo – mund të lindë diçka shumë e bukur.

Peshqit (19 Shkurt – 20 Mars)

Hëna është në shenjën tënde dhe thekson natyrën tënde të ndjeshme dhe intuitive. Përpiqu që çdo debat apo bisedë sot të jetë konstruktive, qoftë në punë, qoftë në familje. Qershori sjell yje pozitive dhe Jupiteri do të rikthehet në pozicion miqësor. Do të vijnë konfirmime të rëndësishme dhe zgjerim i mundësive. Por, fundi i majit sjell edhe një pengesë të vogël, ndoshta një zgjedhje apo një çështje burokratike që duhet zgjidhur shpejt. Java tjetër mund të sjellë momente nervozizmi, sidomos nëse je përballë vendimeve ligjore apo personale. Nëse duhet të firmosësh një marrëveshje, do ja dalësh, por përgatitu për diskutime. Kërko këshillën e një personi të besuar dhe mos e çojë tensionin në përplasje – përpiqu të zbusësh çdo problem para se të kthehet në pengesë të madhe. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit