Transmetuar më 21-05-2025, 08:51

UPDATE: “Mafia shqiptare ka një fuqi të jashtëzakonshme ndërkombëtare” – detajet e operacionit antidrogë që çoi në arrestimin e 52 personave në itinerarin Amerikë Latine–Shqipëri–Bari

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës çoi në arrestimin e 52 personave midis Italisë dhe Shqipërisë.

Operacioni i koduar Ura u krye nga Drejtoria e Hetimit Antimafia e Barit me ndihmë nga ekipet e policisë shqiptare, me suportin e Interpolit, Zyrës së Ekspertëve të Sigurisë së Tiranës, si dhe koordinimin e Eurojust (Hagë) dhe Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm të Romës.

Mediat e Barit që citon noa.al, raportojnë se 52 persona shihen përgjegjës, në shkallë të ndryshme, për trafik ndërkombëtar droge, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Gjithashtu u sekuestruan pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlerë disa milion euro.

Urdhrat për sekuestrimin e aseteve janë ekzekutuar si në Shqipëri, ashtu edhe në Itali, duke përfshirë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me një vlerë prej disa milionë eurosh. Ky veprim është pjesë e një hetimi më të gjerë të përbashkët mes Prokurorisë së Antimafias së Barit (DDA) dhe SPAK-ut në Tiranë, që ka si synim goditjen e trafikut të vazhdueshëm ndërkombëtar të lëndëve narkotike, konkretisht kokainës dhe heroinës. Trafiku dyshohet se kontrollohet nga organizata kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha droge mes Ballkanit, Evropës Veriore dhe rajonit të Pulias në Itali.

Elemente të mëtejshme mbi këtë operacion do të bëhen publike gjatë një konference për shtyp që do të mbahet online në orën 10:30. Në këtë konferencë do të marrin pjesë: Altin Dumani – Prokuror i Posaçëm për Luftën kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, Roberto Rossi – Prokuror i Republikës në Bari, Gjeneral C.A. Michele Carbone – Drejtor i DIA-s (Drejtoria e Antimafias në Itali), si dhe Gianluca Forlani – Përfaqësues i Italisë pranë Eurojust. /noa.al

Operacioni kishte shënjestër trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të narkotikëve, pastrim parash dhe shpërdorim të detyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit