Transmetuar më 20-05-2025, 07:36

Durrës – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në lagjen nr. 18 në Durrës, ku rreth orës 00:50 është qëlluar me armë zjarri shtetasi Ermir Dedja, 29 vjeç.

I riu u transportua për në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë.

Siç bëhet me dije, 29-vjeçari Ermid Dedja ka ndërruar jetë në spital.

Vrasja e të riut ndodhi në lagjen nr.18 nga persona të maskuar të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet. Në foto shikoni pamje nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë emri i tij rezulton i skeduar për policinë pasi në 2015 është arrestuar, sepse i shiti drogë një grupi personash të cilët do e kalonin nga Morina drejt Kosovës.

Ndërkohë, 2 vjet më vonë ai sërish ka qenë në fokusin e policisë pasi u akuzua se ishte përfshirë në një plagosje.

Në lidhje me ngjarjen e sotme, policia lëshoi këtë komunikatë:

"Më datë 20.05.2025, në orën 00:50, në lagjen nr. 18 Durrës, është qëlluar me armë zjarri shtetasi E. D., 29 vjeç, i cili ka humbur jetën në spital.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ve.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", informoi sot policia. /noa.al

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit