Transmetuar më 11-04-2017, 16:30

Dy persona janë arrestuar nga policia lidhur me plagosjen e ndodhur në orët e para të ditës së sotme në hyrje të Shijakut.

Ata janë Ismail Nuredini 30 vjeç, banues në Shijak dhe personi që e ndihmoi të largohej, Ermir Dedja 21 vjeç, banues në Durrës.

Nuredini akuzohet se rreth orës 08: 30 të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Shijakut, nga një konflikt çasti, ka plagosur në këmbë me pistoletë 25- vjeçarin B.K., banues në Shijak.

I dëmtuari ndodhet në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Gjatë kontrolleve që ka kryer policia, me qëllim kapjen e autorit, Nuredini dhe Dedja janë kapur rreth mesditës së sotme në një automjet “Taxi” ku kanë qenë pasagjerë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar të arrestuarve janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale arma e zjarrit tip pistoletë, në çantën e krahut të 30- vjeçarit dhe një thikë, gjatë kontrollit fizik të Ermir Dedes.

Mësohet se Nuredini është person me precedent penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës dhe pronës, i arrestuar në vitin 2009 për tentativë vrasje dhe 2016 për shkatërrim prone me zjarr.

Ndaj tij materialet i’u referuan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Ndërkohë Ermir Dedja akuzohet për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”. Paraprakisht dyshohet se plagosja ka ndodhur pas një konflikti të momentit, ndërkohë që hetimet janë në vijimësi për të zbardhur më shumë detaje rreth ngjarjes. /a.y/noa.al

Shijak, një i ri qëllohet me armë zjarri pas një konflikti 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd