Transmetuar më 11-04-2017, 10:09

Një konflikt i çastit mëngjesin e sotëm në Shijak ka gjeneruar në përdorimin e armëve të zjarrit, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta dhe si pasojë është plagosur në këmbë, me armë zjarri tip pistoletë, 25 vjeçari B. K., banues në Shijak.

I dëmtuari është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit, ndërsa raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë, të cilët kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe mbledhur provat materiale, me qëllim zbardhjen e ngjarjes.

Nga veprimet hetimore është bërë e mundur të identifikohet autori i ngjarjes, i cili dyshohet se është I. N., 30 vjeç, banues në Shijak. Policia ka shpallur në kërkim autorin dhe po punon për kapjen e tij. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd