

Zgjedhjet 2025 – PS drejt shumicës së cilësuar, e vetme ka 82 mandate, PD-ASHM e ndjek me 52 – 5 parti hyjnë në Kuvend
Tiranë, 13 maj 2025 – Ora 19:00 – Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt fundit, ndërsa janë numëruar 96% e kutive të votimit në shkallë vendi.
Të dhënat paraprake të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tregojnë se Partia Socialiste ruan epërsinë e ndjeshme dhe pritet të sigurojë shumicën e mandateve në Kuvend.
Rezultatet e deritanishme – përqindje dhe mandate:
Partia Socialiste (PS) – 52.16% e votave – 82 mandate
Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 34.22% – 52 mandate
Partia Socialdemokrate (PSD) – 3.34% – 3 mandate
Nisma “Shqipëria Bëhet” – 3.70% – 1 mandat
Partia Mundësia – 1 mandat
Lëvizja Bashkë – 1 mandat
Pjesëmarrja dhe vota nga diaspora
Deri në orën 19:00 të së dielës, pjesëmarrja në votim ishte 42.17%, një nga nivelet më të ulëta në zgjedhjet parlamentare të pas viteve ’90.
Për herë të parë në historinë e zgjedhjeve në Shqipëri, janë përfshirë edhe votat nga diaspora. Sipas KQZ-së, janë dorëzuar 194,889 zarfe nga shqiptarët jashtë vendit, të cilat pritet të ndikojnë në rezultatin përfundimtar në disa qarqe të balancuara.
***
Partia Socialiste po shkon drejt një shumice si e vetme me 82 mandate, ndërsa opozita e përfaqësuar nga PD-ASHM dhe forca të tjera më të vogla, fragmentohet në disa grupe parlamentare. Ky rezultat pritet të japë një konfigurim të ri politik në Kuvend, me 5 forca që arrijnë të përfaqësohen.
Numërimi i plotë dhe verifikimi i votave të diasporës pritet të mbyllë procesin në ditët në vijim. /noa.al
Numërohen mbi 98% e kutive: PS thellon epërsinë me mbi 721 mijë vota, PD-ASHM 475 mijë
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






