

Tiranë, 13 maj 2025 – Ora 19:15 – Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 11 majit po shkon drejt fundit.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:10 janë numëruar 5152 nga 5225 qendra votimi, që përfaqëson mbi 98% të totalit kombëtar.
Rezultatet kombëtare paraprake:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 721,756 vota (52.11%)
Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 475,159 vota (34.33%)
Nisma “Shqipëria Bëhet” (NISMA-SHB) – 48,869 vota (3.52%)
Partia Mundësia – 42,064 vota (3.04%)
Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,960 vota (3.39%)
Lëvizja Bashkë – 19,694 vota (1.42%)
KEA – 18,861 vota (1.36%)
Lëvizja Atdheu – 2,036 vota (0.15%)
Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,681 vota (0.19%)
Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,027 vota (0.07%)
Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,444 vota (0.39%)
—
Partia Socialiste vijon të mbajë një epërsi të ndjeshme me rreth 246 mijë vota më shumë se koalicioni PD-ASHM, duke u pozicionuar për të siguruar shumicën e mandateve në Kuvend.
Ndërkohë, opozita fragmentohet në disa subjekte të reja dhe të vogla që kanë kaluar pragun përfaqësues apo janë afër tij: Partia Mundësia, PSD dhe NISMA-SHB po shfaqin rezultate modeste në nivel kombëtar. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






