Transmetuar më 11-05-2025, 21:35

Tiranë, 11 maj 2025 – Partia Socialiste ka reaguar zyrtarisht pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të mos shpallur menjëherë rezultatet e votimit elektronik në bashkinë e Vorës dhe Njësinë nr. 10 në Tiranë.

Në një deklaratë publike, PS e ka cilësuar këtë veprim si një vendim arbitrar, të pajustifikueshëm dhe në kundërshtim me parimet e transparencës që garanton teknologjia.

Sipas deklaratës, mosnxjerrja e rezultateve bie ndesh me logjikën e vetë votimit elektronik dhe me praktikën e deritanishme të shpalljes së menjëhershme të rezultateve.

PS shprehet e zhgënjyer me këtë veprim, duke e konsideruar si një goditje ndaj rolit të KQZ-së si garant i vullnetit të sovranit popullor, dhe jo si një instrument i nevojave taktike të partive.

"Rezultati është në kuti dhe mos kini asnjë dyshim se asgjë dhe askush nuk e ndryshon dot atë. Ju jeni dallandyshja e parë e një fitoreje që do të jetë e paharrueshme në historinë e Partisë Socialiste", thuhet në deklaratën entuziaste, ku PS shpreh bindjen e plotë për fitoren në Vorë.

Në fund, Partia Socialiste u bën thirrje strukturave të saj dhe mbështetësve në të gjithë vendin që të ruajnë qetësinë, të mos bien pre e provokimeve dhe të presin me durim për numërimin dhe shpalljen e rezultateve, pasi – siç thuhet në deklaratë – "populli Sovran ka kyçur vendimin e tij historik në kuti".

Dalin rezultatet e para, sa vota kanë marrë PD dhe PS

Më herët sonte, analistë të së majtës dhe të djathtës publikuan imazhe të rezultateve nga disa qendra votimi, raporton noa.al.

Mero Baze publikoi pamje të rezultateve të një qendre votimi ku dominon PS:

Ndërsa analisti mblshtetës i PD nxori imazhe të tjera me qendra votimi ku ka fituar PD:

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit