

Në përfundim të një fushate zgjedhore të ngarkuar dhe dinamike, dy partitë kryesore në Shqipëri, Partia Socialiste (PS) dhe Partia Demokratike (PD), po zhvillojnë sonte aktivitetet përmbyllëse të fushatës në Tiranë.
Partia Socialiste, në një atmosferë festive, po mban mitingun e saj përmbyllës në Parkun Olimpik, ku morën pjesë shumë mbështetës dhe qytetarë.
DIREKT | Partia Socialiste mbyll fushatën tek Parku Olimpik
Kryeministri Edi Rama, është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda. Pjesëmarrësit, të veshur me kostume tradicionale dhe duke mbajtur flamuj të Shqipërisë, PS-së dhe BE-së, shprehën mbështetje për kandidatët socialistë, duke vënë në dukje angazhimin e partisë për një të ardhme më të mirë për shqiptarët.
Në të njëjtën kohë, Partia Demokratike, e drejtuar nga Sali Berisha, po zhvillon takimin përmbyllës të fushatës në Tiranë, duke u mbledhur në një ngjarje të organizuar me qytetarët dhe mbështetësit e saj.
DIREKT | Partia Demokratike mbyll fushatën te Bulevardi i Ri
Mitingu i PD-së po mbahet në një atmosferë të ngjashme entuziaste, ku kryetari Berisha, është i shoqëruar nga këshilltari amerikan Chris LaCivita.
***
Të dyja partitë politike mbyllin fushatat me fjalime që vënë theksin në përkushtimin për të udhëhequr Shqipërinë në drejtim të zhvillimit, por secila nga partitë thekson qasjen dhe vizionin e saj të ndryshëm për të ardhmen e vendit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd