Transmetuar më 09-05-2025, 19:51

Berisha: Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria. Programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet ndaj fermerëve

Ky program, që në fakt edhe njëherë, moton më kryesore ka kombi në rininë e tij, fton çdo shqiptar kudo që ndodhet, në të katër anët e botës, të konsiderojë kthimin në Shqipëri.

5 vite pa taksa.

Kredi të buta.

Suksesi i tyre është prova jonë.

Të dashur miq, beteja për të ndërtuar Shqipërinë Madhështore është betejë për ëndrrën e rinisë shqiptare.

Shqipëria Madhështore do jetë vetëm Shqipëria që kap trenin e teknologjisë së lartë.

U garantoj se Shqipëria do jetë Shqipëria e hightech-ut, e internetit 3, dataqendrave dhe inteligjencës artificiale.

Kjo do jetë Shqipëria në moshën tuaj.

Por unë i premtoj çdo biznesmeni dhe i them se 11 Maji nuk është një votë për një qeveri, por është një votë para se gjithash për biznesin tuaj.

Sepse në qoftë se ti në këto vite ke mbijetuar, pas 11 Majit, hapësirat e lirisë për ty do jenë krejtësisht tjera.

Ne jemi parti e lirisë së individit, ne besojmë tek iniciativa e lirë.

Ndaj do vendosim regjimin e taksave më të ulëta në Europë.

Ronald Reagan shkruante se paratë në kontot e qytetarëve dhe binesmenëve janë më të dobishme se llogaritë e qeverisë.

Unë u them se kjo profeci e tij është biblike, është kuranike.

Ndaj dhe çdo biznes i vogël do e blejë energjinë nga 18 në 6 lekë.

Do përgjysmohet tarifa e ujit.

Sipërfaqja publike do pjesëtohet me 5.

Bashkitë nuk do mund të tatojnë kurrë më shumë se 1 përqind të xhiros.

Tavanet e tatim fitimit dhe TVSH-së do shkojnë 180 mijë euro.

Bizneset e tjera do e kenë tatim fitimin 10 përqind.

TVSH-në 15 përqind.

Kjo do të thotë më shumë vende pune, më shumë rroga, më shumë mirëqenie.

Po pse ai, po pse gjeniu që shkroi doktrinën e kapitalizmit, thoshte se pasuria përhapet, përhapet dhe përhapet. Pasuria përhapet kur ti respekton lirinë e individit, krijon hapësirë për individin dhe bizneset e tij.

Nuk do ketë vend tjetër që të ketë taksat e ulëta si Shqipëria.

Biznesmenë, investitorë nga SHBA, Gjermania, Franca, Greqia, do vërshojnë drejt Shqipërisë.

Shqipëria do jetë vendi më tërheqës.

Katër zona të lira ekonomike do krijojmë.

Made in Albania, krenari kombëtare.

Miq, fermerët shqiptarë, të përçmuar dhe të diskriminuar, njerëz fisnikë, që me lumenj djerse nxjerrin jetën e tyre, patën këto 12 vite kohën më të vështirë pas kolektivizimit.

Ballkani i Hapur ishte një akt armiqësor ndaj fermerëve shqiptarë. Argati i Vuçiçit hapi dyert për mallrat që vinin nga Rusia, nga të gjitha hapësirat e tjera, dhe fermerët u përballën me një pabarazi ekstreme.

Vetëm në Kosovë dhe Maqedoni, fermerët subvencionohen pesë herë më shumë se në Shqipëri.

Të dashur fermerë dhe fermere, më 11 Maj votoni se votoni në radhë të parë për djersën tuaj, mundin tuaj, fermën tuaj, mirëqenien tuaj.

Sepse programi ynë në 100 ditët e para do pesëfishojë subvencionet për çdo fidan të mbjellë, për çdo kokë bagëti, për çdo njësi prodhimi.

Dhe në fshat nuk do ketë më diskriminim. Nuk do ketë pension nën 200 euro.

Prandaj mblidhuni të gjithë, votoni ndryshimin, votoni për suksesin tuaj.

Pakti për rininë/ Berisha: Në 100 ditë ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri

Miqtë e mi, secili prej jush, qindra mijëra të tjera opozitare e opozitarë që nuk janë këtu sot, meritojnë një mirënjohje të pakufishme pasi ju me energjitë tuaja, me guximin tuaj, me entuziazmin tuaj, mbollët në një muaj rresht në të katër anët e Shqipërisë filizat e shpresës, dritën e fitores në zemrën dhe mendjen e të gjithë shqiptarëve.

Ju arritët me përkushtimin tuaj, me fisnikërinë tuaj, me përulësinë tuaj, të fitoni zemrat dhe mendjen e qindra mijëra shqiptarëve.

Ju bëtë të pabesueshmen, të besueshme, irealen, reale, ju mblidheni sot në prag të një fitoreje madhështore.

Sot vetëm një ditë na ndan nga 11 Maji, dita e vendimit më të rëndësishëm që ne shqiptarët e të gjitha gjenerateve, kemi marrë dhe do marrim në jetën tonë.

Ditën e vendimit me të cilin ne na jepet shansi për të shpëtuar Shqipërinë, për të shpëtuar sqiptarët, nga kjo diktaturë që e shkretëtoi atë, që e varfëroi atë, që e izoloi atë më shumë se çdo regjim tjetër në kohëra.

Ndaj dhe sot, këtu para jush unë dua t’u bëj një thirrje qindra e mijëra burrave dhe grave fisnikë, flokëthinjurve që shkrinë jetën e tyre për Shqipërinë, bashkohuni me datën 11 Maj, votoni ndryshimin sepse vota juaj do të jetë para së gjithash votë për dinjitetin tuaj.

Sepse vota juaj do të jetë gjithashtu votë për të ndëshkuar ata të pamëshirë që në mënyrën më çnjerëzore u përçmuan ju, u poshtëruan ju, u detyruan ju njerëz fisnikë të qani me lot të ftohta mjerimi.

Jo, më 11 Maj, ju votoni që brenda 100 ditëve, Shqipëria të mos ketë pension nën 200 euro. Edhe njëherë, 560 mijë burra dhe gra që sot kanë një pension nën 172 euro, brenda 100 ditëve do kenë pensionin 200 euro.

Të gjithë pensionistëve të tjerë, do u rritet pensioni 20 përqind.

Dhe u garantoj se ky vrap nuk ndalet gjersa ju, burra dhe gra fisnikë të paguheni më mirë se të gjithë pensionistët e rajonit.

Vendi juaj, me djersën tuaj, është më i pasuri në rajon dhe ju e meritoni atë.

Të rinj dhe të reja, ju që votoni me datën 11 për herë të parë, keni një fat të bardhë.

Po të gjithë ju të tjerët që shkoni me 11 Maj, vota juaj ka peshën e jetës tuaj, ka peshën e të ardhmes tuaj, ka peshën e ëndrrës tuaj të bukur.

Në 100 ditët ne hedhim bazat që çdo i ri dhe e re, të mendojë, të realizojë ëndrrën shqiptare në Shqipëri.

Zotimi ynë solemn është se do dyfishohen fondet për arsimin.

Shkollat tuaja do modernizohen dhe se ju, se asnjë fëmijë nuk do mbetet analfabet.

Se asnjë fëmijë nuk do mbetet pa shkollën e mesme.

Asnjë mesatare nuk do ketë për ju në universitete.

Shkollimi dhe punësimi juaj është zotimi ynë solemn.

Të dashur të rinj dhe të reja, mos harroni kurrë se me 11 Maj vota është edhe për dinjitetin tuaj.

Ju jeni të rinj dinjitozë, ju e dëgjuat me veshët tuaj kur një njeri i shfazuar, kur një njeri i dezekuilibruar, u tha se për mandatin e katërt do u sigurojmë dy kile farë kungulli në një fyerje të madhe për të rinjtë dhe të rejat shqiptare.

Qeveria e ardhshme do shpallë paktin për rininë.

Qeveria e ardhshme do paktin Startup Albania.

Çdo i ri do punësohet brenda vitit pas diplomimit në ndërmarrje private apo publike.

Me fondin e Startup Albania çdo i ri do përfitojë 5 mijë euro grant.

Çdo sipërmarrës që do u punësojë ju do ketë zbritje 70 përqind në taksa.

Ju një gjë mos e harroni, se beteja e jetës sonë është të sjellim kombin në rininë e tij.

Ndaj dhe për talentet tuaja do ketë një fond të veçantë me të cilin do mbështeteni për të gjithë krijimtaritë tuaja, në art, në shkencë, në sport, në të gjitha fushat.

Sot, njeriu që u afroi ju 2 kg fare kungulli, u ofron ju një apartament për 108 vjet punë.

U garantojmë se çdo çift i ri do ketë një çati.

30 mijë euro për të paguar interesat e kredisë.

70 euro për bebin e parë. 60 euro për bebin e dytë.

Për të tretin, pagesa e qeverisë nga lindja gjer në 23 vjeç.

Aleanca për Shqipërinë Madhështore përmbyll fushatën në Tiranë

Sot, në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka nisur takimin përmbyllës në kryeqytet. Takimi ka nisur me një ceremoni simbolike, ku është luajtur Himni Kombëtar, dhe ka vazhduar me fjalime të kandidatëve të Partisë Demokratike.

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, i shoqëruar nga këshilltari amerikan Chris LaCivita, po merr pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme për përmbylljen e një fushate të gjatë dhe intensë.

Në fjalën e tyre kandidatët kanë theksuar angazhimin e tyre për një Shqipëri më të fortë dhe më të zhvilluar, duke kërkuar mbështetje nga qytetarët për ndryshimin që ata propozojnë.

Takimi rreket tl shërbejë si një mundësi për të bashkuar mbështetësit dhe për të mobilizuar ata për ditën e zgjedhjeve, duke e konsideruar këtë si një moment të rëndësishëm për të ardhmen e vendit.

Vijon..

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit