Transmetuar më 08-05-2025, 09:40

Janë publikuar pamjet e tre shtetasve shqiptarë të arrestuar në Dubai, të dyshuar si përkrahës të të shumëkërkuarit Talo Çela. Arrestimet janë pjesë e fazave të reja të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, i zhvilluar në bashkëpunim mes Policisë së Shtetit, autoriteteve të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Interpolit.

Të ndaluarit janë Ervis Daka, Maksim Koçi dhe Ado Xhika, të gjithë të shpallur në kërkim për vepra të rënda penale, përfshirë vrasje të mbetura në tentativë, sigurim kushtesh për atentate, armëmbajtje pa leje dhe përkrahje të autorëve të krimeve, veprime të kryera në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

Ndër ta, Ado Xhika rezulton të ketë ndihmuar për dy vite me strehim dhe mbështetje Talo Çelën, si dhe të ketë organizuar dhe shoqëruar një gazetar për të realizuar një intervistë me të shumëkërkuarin.

Policia e Shtetit dhe Interpol Tirana kanë nisur procedurat për ekstradimin e tyre drejt Shqipërisë, ndërsa operacioni “The Wanted” vijon me intensitet në kërkim të elementëve të tjerë të lidhur me aktivitetin kriminal. /noa.al

Operacioni “The Wanted”/ Arrestohen në Dubai tre përkrahës të Tano Çela, mes tyre edhe ai që organizoi intervistën me gazetarin

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit