

“Fenomeni” ka ndarë një anektodë në "Charla Podcast", që ka të bëjë me ish-lojtarin e Interit, Vampeta. Braziliani i njohur kujtoi një moment kur, duke shkuar në shtëpinë e tij, ai ka pirë pa dijeninë e Ronaldos një verë ekspozite që kishte blerë dhe kishte vlerë prej 10 mijë dollarësh:
"E kisha blerë në një restorant të vjetër, shumë shik, luksoz, në Paris. Ishte një tryezë e shtruar, ku improvizohej ‘Darka e Fundit e Napoleonit’. Aty bleva një shishe vere ‘Petrus’, e mora në shtëpi më shumë për vlerën e saj simbolike, pasi ishte vera më e famshme në botë. Nuk kisha ndërmend ta hapja, sepse shishja ishte nga viti i lindjes së saj, 1500.
Më kishin thënë që ai nuk kishte qenë një vit i mirë. Epo, Vampeta e hapi, mori gota plastike, e derdhi, e piu dhe bëri një fytyrë të neveritur duke thënë: Është e nxehtë, a ka akull? Pastaj filloi të vërë nga një copë akulli në çdo gotë. Nuk mund ta besoja, sepse, siç thashë, ishte verë ekspozite".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd