

Tani është zyrtare; Tiger Woods dhe Vanessa Trump janë në një lidhje. Prej disa kohësh, thashethemet rreth romancës mes kampionit të golfit dhe ish-nuses së familjes “Trump” qarkullonin në tabloidët ndërkombëtarë, por tashmë vjen konfirmimi nga vetë sportisti.
Me një postim në Instagram, Woods ka bërë publike lidhjen. "Dashuria është në ajër dhe jeta është më e bukur me ty pranë meje", – ka shkruar ai, duke publikuar dy foto me Vanessa dhe kërkuar nga 6.4 milionë ndjekësit e tij respekt për privatësinë e tyre.
Edhe Vanessa Trump, e cila është divorcuar nga Donald Trump Jr. në vitin 2018, pas 13 vitesh martesë, ka ndarë një foto me partnerin e saj të ri në rrjetet sociale. Lidhja e tyre është zbuluar nga disa burime, pas një eventi golfi, ku çifti u shfaq së bashku bashkë me Kai Trump, vajzën e Vanessa, e cila është një adhuruese e madhe e këtij sporti.
Sipas disa insajderëve, Woods dhe Vanessa fillimisht ishin miq, por më vonë lidhja e tyre u kthye në diçka më shumë. "Ata janë një çift shumë i balancuar dhe ndajnë të njëjtat vlera", – kanë thënë burime të afërta me ta.
Kush është Vanessa Trump? E lindur në vitin 1977, ajo është një sipërmarrëse, me të kaluar si modele dhe aktore. Në fillim të viteve 2000, ajo nisi disa iniciativa biznesi, duke përfshirë hapjen e një klubi nate dhe krijimin e një linje çantash të quajtur "La Poshett".
Në të kaluarën, Vanessa ka pasur lidhje me Leonardo DiCaprio dhe Princin Khalid bin Bandar bin Sultan Al Saud (anëtar i familjes mbretërore saudite). Në vitin 2005, ajo takoi Donald Trump Jr., djalin e Donald Trump dhe Ivana Trump. Ishte vetë presidenti amerikan që i prezantoi në një sfilatë mode.
Po atë vit, Vanessa dhe Trump Jr. u martuan në një ceremoni madhështore në Mar-a-Lago, rezidenca e familjes “Trump” në Florida. Nga martesa e tyre kanë lindur pesë fëmijë: Kai Madison (2007), Donald Trump III (2009), Tristan Milos (2011), Spencer Frederik (2012), Chloe Sophia (2014).
Ata u divorcuan më 2018, por sipas burimeve, Trump Jr. është i lumtur për këtë lidhje të re të ish-bashkëshortes së tij. "Ai dëshiron vetëm lumturinë e Vanessa", – ka thënë një mik i familjes.
Tiger Woods ka pasur një jetë private shumë të trazuar. Nga 2004 deri më 2010 ishte i martuar me ish-modelen Eli Nordegren, me të cilën ka dy fëmijë. Martesa e tyre përfundoi për shkak të tradhtive të shumta të Woods.
Nga 2013 deri më 2016, ai ishte në lidhje me kampionen e skive Lindsey Vonn, por edhe kjo marrëdhënie pati të njëjtin fat për shkak të tradhtive të tij. Më pas pati një lidhje të gjatë me Erica Herman, e cila u shoqërua me skandale dhe akuza për dhunë, të cilat Herman më vonë i tërhoqi.
Pasi qëndroi beqar për më shumë se një vit, Tiger Woods duket se ka gjetur dashurinë e re në krahët e Vanessa Trump.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd