

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar zhvillimin e një takim me Donald Trump Jr, djalin e presidentit amerikan Donald Trump, sot në Beograd.
Përmes një postimi në Instagram, Vuçiç u shpreh ndër të tjera se për pak minuta do të zhvillojë takim me Trump Jr. Ai ndau po ashtu edhe informacione lidhur me temat që do të diskutohen mes tyre.
“Dhe për pak minuta do të pres Donald Trump Jr., do të flas për ekonominë, sfidat e reja, të mëdha, do të thosha, por edhe sukseset e Serbisë në të ardhmen. Dhe ky është një lajm i madh dhe i rëndësishëm për vendin tonë”, tha ai.
Donald Trump Jr është një sipërmarrës dhe nënkryetar ekzekutiv i Organizatës Trump. Ai ka vizituar edhe vitin e kaluar Beogradin ku u takua me biznesmenë serbë në një darkë për të diskutuar perspektivat e investimeve në Serbi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd