Transmetuar më 07-03-2025, 10:43

Shpërthimi te punishtja e sallameve në Fushë Krujë, identifikohet autori i dyshuar

Një ngjarje e rëndë tronditi Fushë Krujën dy ditë më parë, kur një sasi lënde plasëse shpërtheu në murin rrethues të një biznesi lokal, duke shkaktuar dëme materiale. Pas një hetimi intensiv, policia ka arritur të identifikojë autorin e dyshuar të ngjarjes.

Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Krist Caka, banues në Krujë, i cili dyshohet se qëndron pas vendosjes së lëndës shpërthyese pranë dyqanit të shtetasit D. M., gjatë natës së 5 marsit. Edhe pse shpërthimi nuk shkaktoi dëme të mëdha, rasti ngriti shqetësime për sigurinë në zonë.

Policia ka shpallur në kërkim të riun, ndërsa gjatë hetimeve është sekuestruar edhe automjeti që ai ka përdorur gjatë ngjarjes. Autoritetet vijojnë punën për arrestimin e tij, ndërkohë që materialet procedurale i janë referuar prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve.

Pronari i fabrikës, Dorjan Miri, tha pas identifikimit të të dyshuarit se nuk e njohin dhe as nuk kanë ndonjë konflikt me 26-vjeçarin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50 të së martës kur në Stacionin e Policisë Fushë Krujë, është paraqitur shtetasi D. M., i cili ka deklaruar se gjatë natës, në rrethimin e jashtëm të biznesit të tij, ka shpërthyer lëndë plasëse.

Si pasojë ka patur dëme të vogla materiale. Shërbimet e Policisë, së bashku me grupin hetimor, shkuan në vendngjarje dhe punuar  për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për fiksimin e çdo prove për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit