

Fushë-Krujë, 5 mars 2025 – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen ish-Grumbullimi në Fushë-Krujë këtë të mërkurë, kur një sasi eksplozivi shpërtheu në murin e jashtëm të një punishtes sallami. Punishtja është në pronësi të Dorjan Mirit, por fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.
Eksplozivi ka shkaktuar dëme të vogla në murin e jashtëm të punishtes, ndërkohë që autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Pronari i punishtes, Dorjan Miri, ka deklaruar për mediat se nuk ka pasur konflikte apo probleme me ndonjë individ dhe është i befasuar nga ngjarja. Ai ka theksuar se nuk di se kush mund ta ketë vendosur lëndën plasëse.
Hetuesit janë angazhuar për të zbuluar shkakun e shpërthimit dhe për të kapur autorët e mundshëm të këtij incidenti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






