Transmetuar më 03-03-2025, 12:17

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar si do të jetë moti gjatë muajit mars.

Porja tha se marsi do të jetë i mbushur me plotë ditë me diell dhe temperatura relativisht të larta.

Ajo shtoi gjithashtu se pas ditës së nesërme, do të kemi një rritje të temperaturave në të gjithë Shqipërinë, çka duket edhe si një stinë vere e parakohshme.

Sipas meteorologes, duke parë këtë rritje të temperaturave dhe ditët me diell, pritet edhe një fluks i lartë i shtetasve të huaj, që pritet të vizitojnë Shqipërinë.

“Mëngjesi i sotëm dhe nesër është i freskët. Sidomos në zonat malore, ku vlerat janë negative. Vlerat vijojnë në 0 gradë, -1 dhe -2 gradë celcius. Ndërsa pjesa tjetër jemi në vlera relativisht të mira. Bregdeti është rreth 6 gradë mëngjesin e sotëm.

Mesdita e sotme është plot diell dhe për të gjithë ata që na ndjekin, duhet të nxjerrim syzet e diellit dhe kremin mbrojtës nga dielli. Do të ketë diell pa limit gjatë muajit mars. Për të gjithë operatorët turistikë mendoj se do të ketë dyndje të të huajve. Java e parë e muajit mars, do të kemi diell.

Do të kemi vetëm disa momente me pika shiu. Nga dita e mërkurë dhe e enjte kalojmë në vlera pozitive në gjithë territorin shqiptar. Do të kemi diell gjatë gjithë javës. Deri të shtunën jemi pa reshje, ndërsa pas të shtunës presim ndryshim të tablosë sinoptike”, tha meteorologia Porja

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit