

Ekranet e pajisjeve të serisë Galaxy S25 do t’ju zhysin në një botë thuajse sureale; Inovacioni i ekranit me AI
Ngjyra të gjalla, thellësi, cilësi imazhi e pakrahasueshme…Seria Galaxy S25 e Samsung ka ripërcaktuar teknologjinë e ekraneve të smartfonëve duke integruar aftësi të avancuara të inteligjencës artificiale (AI) për të ofruar një përvojë vizuale të pashembullt. Kjo gjeneratë e cila përfshin 3 pajisje të fuqishme tregon edhe një herë përkushtimin e Samsung ndaj inovacionit. Por le të shohim më poshtë se çfarë i bën këto ekrane kaq epike.
Çdo model i Galaxy S25 është i pajisur me një ekran Dynamic AMOLED 2X, i njohur për ngjyra të gjalla dhe kontraste të thella. Galaxy S25 ka një ekran 6.2 inç, S25+ një ekran 6.7 inç, dhe S25 Ultra vjen me një ekran më të madh 6.9 inç.
Pavarësisht llojit të përmbajtjes, ngjyrave, sfondit apo ndriçimit; ekrani do t’ju përthithë në çdo sekondë dhe do ju sigurojë një përvojë shumë të qetë për sytë.
Vlen të përmendet se ekrani i S25 Ultra arrin një ndriçim maksimal prej 2,600 nit, duke ofruar qartësi të shkëlqyer edhe nën dritën e diellit. Integrimi i AI e çon këtë teknologji përtej specifikimeve të zakonshme.
Galaxy AI e Samsung përshtat cilësimet e ekranit në kohë reale, duke optimizuar ndriçimin, kontrastin dhe balancën e ngjyrave bazuar në dritën e ambientit dhe përmbajtjen në ekran. Ky rregullim inteligjent siguron që përdoruesit të përjetojnë një cilësi pamore të përsosur në çdo mjedis.
Një nga risitë kryesore të serisë Galaxy S25 është ProVisual Engine, një teknologji me thelb Inteligjencën Artificiale, që përmirëson cilësinë e imazheve dhe videove. Duke analizuar përmbajtjen në kohë reale, ProVisual Engine rregullon parametra të tillë si mprehtësia, saktësia e ngjyrave dhe diapazoni dinamik. Kjo rezulton në imazhe dhe video më të gjalla dhe të personalizuara sipas preferencave të përdoruesit.
Për admiruesit e fotografisë, ProVisual Engine bashkëpunon në mënyrë perfekte me sistemin e kamerave për të ofruar një përpunim më të avancuar të imazheve. Teknologjia inteligjente e tij përmirëson cilësinë e fotografive në ndriçim të ulët, redukton zhurmën dhe ruan detajet, duke siguruar që çdo shkrepje të duket profesionale.
E për të mos u shqetësuar për faktin sesa orë mund të kaloni përpara ekraneve e shëndetin e syve, Samsung ka integruar veçori inteligjente për t’ju ofruar më të mirën. Ekrani mund të rregullojë automatikisht nivelet e dritës blu bazuar në orën e ditës dhe zakonet e përdoruesit, duke reduktuar lodhjen e syve. Seria Galaxy S25 është padyshim një dëshmi e përkushtimit të Samsung për të shtyrë kufijtë e teknologjisë së ekraneve, ndaj të bërit për vete një nga këto pajisje është investimi më i mirë që mund të bëni.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju mund të vizitoni faqen zyrtare të Samsung këtu.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd