

Francesca Pascale, në një intervistë për Le Iene, ka rrëfyer me zemër të hapur gjithë dhimbjen e saj për humbjen e Silvio Berlusconit. “Çdo gëzim ia dedikoj atij, gjithmonë. Më mungon tmerrësisht, çdo ditë. Më mungon mbi të gjitha miku im më i mirë. Askush nuk do të mund të më japë këshilla më të mira sesa ai. Do të paguaja, do të hiqja dorë nga të gjitha privilegjet e jetës sime, vetëm për të pasur edhe një vit tjetër me të.”
Lidhja e saj me Berlusconin filloi në vitin 2010 dhe zgjati rreth dhjetë vjet. Për shkak të diferencës së madhe në moshë mes tyre (Berlusconi ishte 49 vjet më i madh), marrëdhënia e tyre tërhoqi shumë vëmendje mediatike. Edhe pas ndarjes, ajo ka folur me respekt dhe dashuri për të. Në vitet e fundit, Pascale është angazhuar në kauza sociale, veçanërisht në mbështetje të të drejtave LGBTQ+. Në vitin 2022, ajo u martua me këngëtaren italiane Paola Turci, duke e bërë martesën e tyre një nga më të bujshmet në Itali. Megjithatë, në vitin 2024, u raportua se çifti ishte ndarë.
Lidhjen me Berlusconin ajo e quan të papërsëritshme që ka lënë në jetën e saj një boshllëk të pazëvendësueshëm.
Nuk ka më një telefonatë para gjumit, nuk është më ai zë që të qetëson, që të bën të mos ndihesh vetëm. Nuk pata mundësinë ta përshëndes. Kjo ishte diçka e tmerrshme. Unë nuk pata mundësinë të përshëndes Presidentin tim, të cilin askush nuk mund të ma kthejë më pas. Kjo është dhimbja më e madhe e jetës sime.
Ajo shtoi se Berlusconi ka qenë gjithmonë i mrekullueshëm me të.
Më dha lirinë ekonomike për të bërë në jetë atë që dëshiroja. Hapa një kompani imobiliare, merrem me prona, me restaurime, ishte diçka që më pëlqente dhe vetëm falë tij munda ta bëj këtë. Kështu që, mirënjohje deri në pikën e fundit të gjakut. E kuptova që më pëlqenin gratë kur isha 6 vjeçe. I thashë nënës: ‘Mami, më ka telefonuar Berlusconi’. E gjithë familja ime, duke ngrënë darkë, më pa dhe filloi të qeshte. Thanë: ‘Epo, kjo është e çmendur’. Por më pas i fola përsëri për të, dhe në fund ajo më tha: ‘Është një burrë që mund të ishte babai yt, bëj kujdes me atë që bën’.
Kur ata u lidhën në vitin 2010, Berlusconi ishte 74 vjeç, ndërsa Francesca 25 vjeçe. Por diferenca në moshë nuk ka qenë kurrë problem për të:
Mua më pëlqejnë njerëzit më të mëdhenj se unë. Para Presidentit, kam pasur një lidhje me një grua shumë më të madhe. Unë isha 19 vjeçe, ajo ishte 60. Betohem! Nuk kam pasur kurrë një të dashur të ri, kurrë në jetën time.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd